Në ekranin Televizionit Klan, nis sot telenovela më e re, me titull  “Sarasvaticandra”.

Një histori dashurie emocionuese për dy shpirtra binjakë, Saras dhe Kumud, të cilët janë të dënuar nga fati dhe traditat, që të mos jenë bashkë.

Sado që përpiqen të largohen është jeta, ajo që i sjell gjithmonë afër. Një dashuri me shumë ulje dhe ngritje.

Kumud martohet me dikë tjetër, ndërsa Saras, që nuk beson në dashurinë e vërtetë, vendos të kujdeset për familjen e Kumud.

Një përrallë dashurie plot ndjenjë, krenari dhe paragjykime mes dy njerëzve të cilët duken të largët, por nuk mund të kontrollojnë dot zemrat e tyre.

“Sarasvaticandra” do t‘ju shoqërojë çdo ditë në orën 18:20, vetëm në ekranin e Televizionit Klan. /tvklan.al