Me rastin e 40 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Republikën e San Marinos, Presidenti i Republikës Bujar Nishani priti krerët e këtij shteti, kapitenët regjentë Massimo Andrea Ugolini dhe Gian Nicola Berti. Pas takimit kokë më kokë të Presidentit Nishani me dy autoritetet, u mbajt edhe takimi i dy delegacioneve.

Në konferencën e përbashkët për shtyp Presidenti Nishani vlerësoi marrëdhëniet e deri tanishme si dhe theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit në sektorë kyç për ekonominë, siç është turizmi

Kapiteni Regjent Gian Nicola Berti, tha se si dy shtete që synojnë të aderojnë në Bashkimin Europian, Shqipëria dhe San Marino duhet të bashkëpunojnë më ngushtë.

Vizita e krerëve të Republikës së San Marinos shihet si rast i mirë për të gjetur mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve në fushën e drejtësisë dhe bashkëpunimit në luftën ndaj krimit të organizuar. /TV KLAN