Ai vuan nga një sëmundje shumë e rrallë, që e bën të duket si të jetë djegur. Kjo gjendje ka bërë që ky burrë nga Filipinet të izolohet nga bota e jashtme, mbi të gjitha pasi talljet në drejtim të tij nuk kanë të sosur. Madje shumë prej banorëve të zonës e kanë mbiquajtuar atë, njeriu “i mallkuar” fantazmë.

26 – vjeçari Antonie Reloj ka lindur me një formë tepër të egër të

ichthyosis

, që shkakton ashpërsim të lëkurës, çarje dhe shenja si të jetë e djegur.

Nëna e tij e braktisi kur ishte vetëm 12 – vjeç dhe Reloj u rrit nga gjyshja, në provincën e largët të Alkan, në Filipine.

Me kalimin e viteve sëmundja e të riut u përkeqësua gjithnjë e më shumë, duke u përhapur në fytyrë e duke i dëmtuar edhe shikimin.

Siç shkruan e përditshmja britanike “DailyMail”, dikur 26 – vjeçari pëlqente të shkonte në treg për të bërë pazar apo në kishë, por tani ai e kalon kohën i mbyllur në shtëpi, për shkak të banorëve të zonës, që e konsiderojnë ai shpirt të lig, jo njerëzor.

Megjithatë, Antonio tani shpreson se të trajtohet për sëmundjen e tij, pasi një vullnetar e mori në Malina në një klinikë të specializuar. 26 – vjeçari shprehet se shpreson të bëhet sërish njeri i shëndetshëm, të ketë një punë si elektriçist, një ëndërr e hershme e tij.

Ai rrëfen se lëkura i dhëmb nëse lëviz më shumë seç duhet dhe shpreson që njerëzit të mund të kuptojnë së në fakt ai është një njeri si gjithë të tjerët./tvklan.al