Është hera e parë që Shqipëria merr përsipër të zhvillojë Bienalen e Mesdheut, e 18-ta në radhë. Për nga numri i artistëve pjesëmarrës, 230, dhe dhjetëra hapësirave ku do të ndërhyhet, Tirana dhe Durrësi do të mbajnë përkohësisht statusin e epiqendrës së artit bashkëkohor. Nga nesër deri në 9 Maj, të rinjtë artistë, jo më shumë se 35 vjeç, nga Evropa dhe Mesdheu, sjellin në Tiranë krijimtarinë e tyre nën konceptin e udhëheqësit artistik Driant Zeneli. Shqiptarët prezantohen me 40 artistë dhe bashkë më kolegët do ti bëjnë shtëpitë e tyre fizike, virtuale shpirtërore apo imagjinare të dialogojnë. 

Ndërhyrjet kryesore artistike do të zhvillohen në gjithë institucionet kombëtare të kulturës. Objekt që zgjidh më së miri ekuacionin kuratorial, Histori+Konflikt +Ëndërr+Dështim=Shtëpi është ndërtesa e ish ambasadës Jugosllave.

Tv Klan