Një grua dyshohet është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në Pejë këtë të martë. Kështu konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë. Nikqi tha se i dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma.

“Jemi në pritje të Institutit të Mjekësisë Ligjore që të tërheqë trupin e pajetë nga vendi i ngjarjes”, tha ai.

Ky është rasti i dytë në 5 ditët e fundit e vrasjes së grave në Kosovë. Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Mediat raportuan se autor i dyshuar ishte ish-bashkëshorti i saj. Ndaj tij, autoritetet kanë caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Nga viti 2010 në Kosovë janë vrarë 57 gra.