Pak ditë para nisjes së Lojërave Olimpike në provincën e Veronës është krijuar një vepër arti duke pluguar në fushë. Dario Gambarin përdori një traktor 40-vjeçar për veprën e tij 47 mijë metra katror të madhe, ku shfaqet Krishti me krahë hapur, ashtu si në Rio De Janerio, qyteti që do të presë olimpiadën.

Natyrisht gjithçka mund të admirohet vetëm nga lartësia. Artisti në këtë mënyrë do t’i japë një mesazh sportistëve në prag të Lojërave Olimpike. Gambarin është i njohur edhe për verpra të tjera të ngjashme, si portreti i ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, Presidentit amerikan Barack Obama dhe Papa Françeskut.

Lojërat Olimpike nisin më 5 Gusht dhe zgjasin deri në 21 Gusht.

Tv Klan