Noizy është një nga reperët më të talentuar dhe të suksesshëm si në Shqipëri ashtu edhe jashtë kufijve. Ai e ka treguar gjithmonë se me punë mund të arrihet gjithçka dhe tani ia ka dalë, është bërë reperi më i preferuar nga të gjithë. Të gjitha këngët e tij bëhen hit dhe më të klikuarat.

Noizy njihet edhe për jetën luksoze që bën me makina, rroba të shtrenjta, pushime dhe biznese të mëdha. Si rrallë herë, reperi ka ndarë me ndjekësit e tij ambiente nga gardëroba e tij gjigante e mbushur me këpucë. Ai ka publikuar në video në Instastory, ku filmon këpucët e markave të ndryshme, ku i gjithë ambienti të lë përshtypjen sikur ndodhesh në një dyqan./tvklan.al