Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve në Kolumbi dolën në protestë të martën, me tymuese e bojë të kuqe, duke u bërë thirrje ligjvënësve që të diskutojnë për një ligj që do të ndalonte ndeshjet me dema në vend.

Teksa disa prej aktivistëve ndezën tymuese, një grua gjysmë e zhveshur e lyer me bojë të kuqe për të simuluar gjakun dhe një maskë demi protestoi jashtë Kongresit në Bogota për të kërkuar ligjvënësit të ndalonin spektaklin shekullor.

Sipas Reuters, ligji kundër ndeshjeve me dema në Kolumbi është një hap larg miratimit. Nëse kalon, do të shënonte një moment historik për kundërshtuesit e ndeshjeve me dema në vendin e Amerikës së Jugut./tvklan.al