Investimet e bizneseve austriake në Shqipëri nuk kanë ndryshuar. Në një anketë që komuniteti i këtij biznesi prezantoi në Tiranë, problem kryesor vijon të mbetet korrupsioni dhe mosfunksionimi i gjyqësorit. Peter Hasslacher, ashtu tregtar i Austrisë për Shqipërinë i sheh këto si pengesa të vjetra por që kanë frenuar ardhjen e sipërmarrësve austriake në vendin tonë, ndryshe nga sa ka ndodhur me rajonin.

 “Ndryshimet vitet e fundit janë minimale. Nga njëra anë nëse shikoni vëllimin tregtar është në rënie dhe investimet mbeten po aty. Krahasuar me investimet austriake në vende të tjera në rajon, Shqipëria është shumë mbrapa. Janë çështje të vjetra tashmë. Korrupsioni, mosfunksionimi i gjyqësorit dhe shërbimet në adminsitratë.”

Në anketën e Dhomës Tregtare të Austrisë, 43% e sipërmarrësve janë shprehur se situata ekonomike është përkeqësuar gjatë vitit 2016-të, dhe 72% nuk presin që ekonomia të përmirësohet këtë vit.

 “Aktualisht vlerësimi i investitorëve austriakë në Shqipëri për klimën e investimeve është i kufizuar. Ata nuk janë shumë të lumtur me situatën.”

Për shumicën e të anketuarve perceptimi përmirësohet nëse zbatohet reforma në drejtësi.

Tv Klan