Sezoni dimëror duhej të ishte i mbarë, por sinjalet që vijnë nga operatorët turistikë në zonat malore të Francës nuk janë aspak pozitive. Në resortin Hautacam, në Francën jugperëndimore, 20 pistat e skive këtë  jave ishin pa borë.

Në janar, resorti  ishte në qendër të mediave sociale të cilët në mënyrë ironizuese shfaqin foto me shezllone dhe barbekju në vend të shpateve të bardha të mbulura me dëborë dhe çokollatës së nxehtë tipike.

Të gjendur në këto kushte shumë vendpushime dimërore janë munduar të gjejnë zgjidhje duke futur sa më shumë aktivite të reja.

“Sa i përket borës , ne nuk prodhojmë borë artificiale. Kjo është zgjedhja e resortit tonë. Pra, kemi vetëm borë natyrale. Është e vërtetë që vitet e fundit, kemi parë më pak reshje bore ose në një lartësi më të madhe. Pra, kjo është pse resorti vendosi të diversifikohet me aktivitete katër stinore që na lejojnë të operojmë në dimër dhe verë. Pra, kemi përafërsisht një periudhë prej tetë muajsh hapjeje për këto aktivitete.”

Pavarisht mungesës së dëborës disa turistë po shijojnë sërish natyrën franceze.

“Ishte e mrekullueshme, ishte e mrekullueshme. Rruga për të dalë ishte pak e frikshme sepse ishte e re për mua, por në rrugën e kthimit, pamja është thjesht e mrekullueshme, ia vlen vërtet.”

Por pavarsisht disa turistëve të kënaqur, ndryshimet klimatike dhe një sezon më i shkurtër dimëror po kërcënojnë sportet dimërore dhe po testojnë vendosmërinë e profesionistëve për t’ja dalë mbanë.

“Ne zakonisht kemi reshje të mëdha bore në janar, të cilat na lejojnë të hapim zonat e skiimit katër javët e shkurtit. Këtë vit, vërtet nuk ka borë fare. Pistat e skive i kemi hapur vetëm për dy ditë, kështu që është e vërtetë që reshjet e borës janë shumë më të pakta se më parë. Por çdo vit është ndryshe. Ndoshta vitin e ardhshëm, në janar do të kemi një metër borë, e cila do të na lejojë të  bëjmë hapjen e resorteve katër javë

Marie-Florentine Hulin, menaxherja  e marketingut të këtij resorti thotë se pavarsisht futjes së aktiviteteve të reja mungesa e doborës do të ketë pasoja të mëdha për shumë biznese.

“Ne mbetemi në fund të fundit  një vendpushim skish. Sporti I skiimit  ende gjeneron shumë më tepër të ardhura se aktivitetet tona të tjera. Ne do të themi se është një plotësues shumë i mirë. Në të ardhmen, a do të bëhet kjo zgjidhja e vetme për resortin tonë në dimër? Nuk e di, është një pyetje e vështirë për t’u përgjigjur. Zyra e auditimit publik të Francës paralajmëroi këtë muaj se modelit ekonomik  të vendpushimeve dimërore i  vinte fundi përballë ndryshimeve klimatike dhe se shumica e vendpushimeve ka të ngjarë të preken deri në vitin 2050, me zonat në jug të Alpeve që pritet të  goditen më rëndë.

Banorët e Beaucens, qyteti ku ndodhet resorti Hautacam, po ndiejnë ndikimin e mungesës së borës, pasi gjithnjë e më shumë qendra skish po shohin shumë pak klientë.

“Le të shpresojmë që sezonet e ardhshme të jenë më të mira, që ky është thjesht një cikël dhe bora do të kthehet. Mendoj se ky vit është i vështirë.”

“Nëse vazhdojmë të kemi sezone si ky, do të duhet të ndalojmë. Nuk do të jemi në gjendje të vazhdojmë. Do të duhet të mendojmë për diçka tjetër.”

Një anketë e Unionit Ndërkombëtar të Biatlonit tregon se rreth 60% e sportistëve që praktikojnë lloje të ndryshme sportesh dimërore kanë ndjerë ndikimin e ndryshimeve klimatike, duke ndikuar në kushtet e tyre stërvitjes. Kjo do të thotë se nga ndryshimet klimatike nuk po preken vetëm bizneset, por edhe ata që merren me sporte dimërore.

“Ndryshimet klimatiike ka të ngjarë të përkeqësohen, ne e dimë këtë. Kështu që ne mund të përshtatemi me këtë dhe të gjejmë aktivitete të tjera në natyrë si çiklizmi ose ecja në këmbë.”

Shumë të shqetësuar janë edhe pronaret e këtyre restoranteve që gjenden pranë këtij restoranti të cilët kanë zgjedhur që tavolinat t’i lënë  jashtë duke dhënë një atmosferë vere dhe jo dimri.

“Më duket sikur është  një sezon veror, por me shumë më pak njerëz. Kështu duket. Por ne përpiqemi të fusim pak energji dhe ta kapërcejmë atë, dhe ja sic edhe e shikoni , do ta kapërcejmë. Ka të bëjë me riorganizimin e gjërave ,thjesht nuk jemi mësuar me këtë situatëë.”

“Më duket sikur nuk e kemi kontrollin, se po e humbasim borën pak nga pak dhe se vitet e ardhshme do të jenë gjithashtu të vështira, ndaj mundohemi të gjejmë gjëra të tjera, aktivitete  të tjera për restorantin Tramassel, aktivitete për Hautacam  dhe gjëra të reja, në mënyrë që të japim më shumë aktivitete dhe të përpiqemi që njerëzit të vijnë në resort. Ky sezon është pak i komplikuar, por ne përpiqemi të vazhdojmë të buzëqeshim dhe gjithçka  shpresoj që të shkojë  mirë.”

Rritja drastike e temperaturave gjatë dekadave të fundit ka shkurtuar në mënyrë progresive sezonin e dimrit, duke çuar në një rënie të vizitorëve dhe paqëndrueshmëri ekonomike në rajon.

Klan News