Gjatë mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike ka patur debate të ashpra mbrëmjen e kësaj të hëne ku anëtarët e PD i kanë kërkuar liderit të tyre, Lulzim Bashës të largohet nga drejtimi i PD.

Kreu i PD-së, Basha e ka konsideruar 6 Marsin si “anomali e anomalive”, duke mos pranuar humbjen e tij në garën elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore në vend.

Një prej deputeteve që ka qenë në krah të tij është edhe Grida Duma e cila e ka vënë Bashën para pyetjeve të vështira ku ndër të tjera i ka thënë kryetarit se “Sali Berisha duke dashur t’ju mund ju, mundi Partinë Demokratike”.

Siç raporton edhe gazetari i Klan News më poshtë një pjesë e fjalës së znj.Duma në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Grida Duma: Lideri në një parti politike është 90 % dhe numrat dy tre apo 27 çfarëdo të bëjnë nuk e zëvendësojnë dot as përmirësojnë dot liderin. Dëgjova që e nisët fjalën tuaj kryetar duke thënë ose me mua ose këtu do t’ju vijë Sali Berisha. Sali Berisha duke dashur t’ju mund ju, mundi Partinë Demokratike. Në këtë garë për shkak të luftës midis Sali Berishës dhe jush humbi PD. Në këtë betejë ne bëmë gjithçka të mos e bënim betejën Berisha kundër Bashës, por nuk e evituam dot. Ju thoni sot këtu “o të jem unë ose këtu do jetë Sali Berisha” pra o unë o askush nuk mundet. Çka do të thotë që kulti i individit që po luftojmë është edhe më i rrënjosur. Pyetja tjetër është: Si do bëjmë që përtej meje të ngremë Partinë Demokratike për vete Partinë Demokratike. Cilën pyetje po na drejtoni të parën apo të dytën? Kjo garë u bë PD kundër PD dhe kjo nuk është në asnjë moment më e pranueshme. Nëse doni të jeni i sinqertë vërtetë ju keni humbur shumë beteja, dhe nga ky pranim nis zgjidhja.

Vijon…/tvklan.al