Presidenti amerikan Barack Obama i është lutur votuesve që ta ndihmojnë për të vazhduar trashëgiminë e tij duke votuar Hillary Clinton në zgjedhjet e muajit nëntor.

Obama vlerësoi Klinton, në konventën e Demokratëve në Filadelfia, si njeriun më të kualifikuar për të kandiduar për Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se votuesit nuk duhet të zgjedhin mes shpresës dhe frikës, duke sulmuar kështu kandidatin republikan Donald Trump. “Sonte, unë kërkoj nga ju që të bëni për Hillary Clinton atë që keni bërë për mua”, deklaroi Obama.

Pas fjalimit të tij, në podium u paraqit edhe Hillary Clinton e cila përqafoi dhe falënderoi Presidentin aktual, ndërsa bashkë përshëndeten të gjithë të pranishmit në konventën e demokratëve./

tvklan.al