Teksa zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara po afrojnë dhe kundërshtarët e Donald Trump e kanë hedhur dorashkën e sfidës, sulmin ndaj shefit aktual të Shtëpisë së Bardhë e ka nisur edhe paraardhësi i tij.

Ish-presidenti Barak Obama, gjatë një fjalimi në Samitin Botëror të Lidershipit në Keln të Gjermanisë, nuk e humbi rastin të thumbojë presidentin.

Ndonëse pa e përmendur asnjëherë emrin e Trumpit, Obama la të kuptohet qartë se është kundër politikave të pasardhësit të tij.

Barak Obama:

Ju nuk do të lejonit kurrë gjyshin tuaj të vendosë se çfarë do të vishni apo çfarë muzike dëgjoni. Por ju e lejonin atë të vendosë se ç’do të bëhet me mjedisin ku do të jetoni. Një lider i mirë është ai që dëgjon dhe kupton njerëzit. Ajo që e bën një udhëheqës të ecë përpara është puna dhe jo duartrokitjet

Ish-presidenti amerikan foli për dy lloj botësh.

“Në njërën anë janë forcat e progresit e tolerancës. Në anën tjetër, janë ata që ndërtojnë mure, që bërtasin për ndarje në “Ne dhe Ata”. Kjo është një histori e kohës kur ishim majmunë”.

Përpara 15 mijë të pranishmëve, kryesisht të rinj presidenti u prit si një yll Roku. Ai dha detaje edhe nga jeta si një qytetar i thjeshtë, pasi u largua nga detyra. “Papritmas m’u desh të bëja kafe, por nuk dija as të përdorja makinën e kafesë”, tha Obama.

Tv Klan