Kritika profesioniste, ajo pak që ekziston, ende nuk e ka thënë mendimin e saj për “Natën Ma”, publiku po, dhe me të nënkuptojmë atë të rregulltin, që ndjek çdo shfaqje e që mendimi i tij është po aq i vërtetë sa ai i bërë nga studiues e njohës së teatrit. Është vlerësuar në disa elementë. Oferta më e mirë artistike erdhi nga dy aktoret, Ilire Vinca dhe Egla Ceno.

Sot në intervistë kemi Egla Cenon ose Xhesin, gruan e divorcuar me një djalë, që jeton me të ëmën dhe që vetëvritet me pistoletën e babit që nuk jeton më, personazhi i dramave të shumëfishta të shkrimtares Marsha Norman. 

Në sferën personale, personazhit i Xhesit apo marrëdhënia e saj me të ëmën, nuk zgjoi asnjë kujtim.

Në tekstin të vlerësuar me “Pulitzer”, dialogu i fundit është ai që e bën aktoren ta analizojë mbrëmje pas mbrëmje shfaqjeje.

Në përfundim të çdo projekti teatror apo kinematografik, profesionalisht artisti vjen më i pjekur artistikisht, personalisht atij i duhet të çmësohet nga personazhi i tij dhe ti kthehet përditshmërisë, në rastin e Eglës me disa humbje.

Tv Klan