Hamas akuzon Izraelin, Tel Avivi e mohon

Masakra me 117 të vrarë dhe 760 të plagosur në Gaza, ku një grumbull banorësh humbën jetën në rrethana të paqarta teksa prisnin në radhë për të marrë ndihma humanitare ka shkaktuar reagimin e ashpër të faktorit ndërkombëtar.

Stefan Duzharrik, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, kërkoi hetim të pavarur ndërkombëtar për zbardhjen e rrethanave dhe ndëshkimin e përgjegjësve.

Kryediplomati europian Josep Borrell tha se kjo masakër është krejtësisht e papranueshme.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë e konsideroi “një incident të rëndë”. Hamasi akuzoi Izraelin se qëlloi me tanke ndaj turmës që priste pranë kamionëve me ndihma humanitare të ardhura nga Egjipti.

Ushtria izraelite mohoi akzuat, duke thënë se pati vetëm të shtëna paralajmëruese, ndërsa turma u tremb dhe doli jashtë kontrollit, duke shtypur njëri-tjetrin.

Ndërkaq, numri i viktimave palestineze të gati 5 muajve konflikt kapërceu 30 mijëshin.

Tv Klan