190 kg drogë u bllokuan nga policia e Lezhës gjatë 12 orëve të fundit në një operacion të kontrollit të territorit në të gjithë qarkun, duke goditur dy raste të kultivimit të drogës.

Katër persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Në Kurbin, në Fushë-Mamurras, policia sekuestroi 153 kg lëndë narkotike marijuanë.

Lënda narkotike dyshohet se po transportohej me një mjet “Opel” drejt Tiranës.  Agron Prelaj 40 vjeç, Albert Haxhia 27 vjeç, Lek Lari 40 vjeç, u arrestuan në flagrancë nga policia, të dyshuar si të përfshirë në transportimin e lëndës narkotike.

Gjithashtu një person tjetër u shpall në kërkim nga policia. 

Ndërkaq në fshatin Mërqi të Lezhës, policia arrestoi Zef Lekajn,  të cilit iu bllokuan 37 kg lëndë narkotike kanabis.

Në Shkodër, në njësinë Administrative të Shalës, policia arrestoi Gëzim Kaçupajn, 59 vjeç, shtatë persona të tjerë u proceduan penalisht dhe një tjetër u shpall në kërkim. Të gjithë personat akuzohen se janë autorë të kultivimit të një sasie prej 924 rrënjë bimë kanabis në zonën e Shalës./Tv Klan

 

 

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1965161610436867/