Të ftuar:

Lulzim Basha,

Lorenc Vangjeli,

Artur Zheji

I ftuar në emisioni “Opinion” kryetari i opozitës Lulzim Basha është shprehur se me intervistën e djeshme të ish kryeministri Sali Berisha  ka dal qartë se kush e drejton realisht Partine Demokratike. Basha tha se unë këshillohem me Berishën, po vendimet dhe peshën për vendimet i mbaj unë përsipër. “Pa dyshim që ai ka një rëndësi të madhe si themelues i Partisë Demokratike. Por në fund jam unë që marr peshën e vendimeve që i takojnë kryetarit të Partisë Demokratike. Të paktën pas ditës së djeshme kjo pyetje ka marrë një përgjigje definitive”u  shpreh Basha.  

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, ka theksuar se intervista e dhënë nga Sali Berisha ditën e djeshme ishte një shqetësim i drejtë, një analizë racionale dhe tepër e qartë. Këtë deklaratë Basha e bëri në studion e Opinion, ndërsa tregoi se padyshim shërben për një reflektim për hapat që duhet dhe do të hedhim, duke nisur që nga kjo javë dhe ditët e muajt në vazhdim, për t’i dhënë Shqipërisë një opozitë ashtu siç e meriton vendi.

Basha:

Absolutisht që e kam lexuar të plotë intervistën e Sali Berishës, ka marrë vëmendjen që meritonte të merrte. Është një intervistë që shpreh shqetësime të drejta për gjendjen e Shqipërisë, për situatën e opozitës dhe Partinë Demokratike, të cilat padyshim shërbejnë për një reflektim për hapat që duhet dhe do të hedhim duke nisur që nga kjo javë dhe ditët e muajt në vazhdim për ti dhënë Shqipërisë një opozitë ashtu siç e meriton vendi. Ishte një intervistë analitike, racionale dhe tepër e qartë.

I ftuar në emisioni “Opinion”, kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur se pas rezultatit në zgjedhjet e 25 qershorit ka reflektuar lidhur me emrat që vendosi në listën e kandidatëve për deputetë në PD. 

Fevziu: A jeni penduar për listën e deputetëve të PD-së?

Basha: Penduar jo, por kam reflektuar.

Më tej Basha ka deklaruar se kjo është hera e fundit që listat i bën kryetari i partisë. “Na këtej e tutje vendimarrja do ti takoj jo thjesht forumeve, por antarsisë së Partisë Demokratike”. 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, ka theksuar se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ndërtuar një marrëdhënie bizantine dhe orientale me mediat. Basha deklaroi se media shqiptare gjendet në një presion të jashtëzakonshëm, një presion korruptim dhe shantazhues nga Rama dhe qeveria që ai drejton. Sipas tij, sulmi që i bëhet mediave nga kryeministri i Shqipërisë është diabolik, për arsyen se Rama sulmon në të shumtën e rasteve ato media që kontrollon. “

Nëse media është kazan, atëherë është kazan i tij

”, tha Basha.

Basha:

Media shqiptare sot është në një presion të jashtëzakonshëm, në një presion korruptiv dhe shantazhues nga Edi Rama dhe nga qeveria e tij, ka nisur tani e katër vjet më parë, të gjithë e dimë këtë. Sulmi që i bëhet mediave nga Edi Rama, pse është diabolik, sepse ai sulmon në të shumtën e rasteve ata që i kontrollon. Media nëse është kazan, është kazan i tij. Kjo është një marrëdhënie bizantine dhe orientale dhe anti europiane që ai ka ndërtuar me mediat.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, në studion e emisionit Opinion ka ‘thumbuar’ kritikët e tij, emra të njohur opozitar që nuk i përfshiu në listat e kandidatëve për deputet. Basha me nota ironie solli në vëmendje edhe njëherë tjetër, se të jesh demokrat, jo domosdoshmërisht duhet të jesh patjetër deputet.  Basha:

Të jesh demokrat nuk do të thotë te jesh patjetër deputet. Këtë them unë. Nuk mund të behen të gjithë demokratët deputetë. Ky është mesazhi im. Deputetët maksimalisht janë 140, demokratët me qindra mijëra.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, ka deklaruar se ata dy deputetë që kanë lëshuar votën për kandidaturën e Gramoz Ruçit për kryetar Kuvendi, nuk kanë më vend në PD. Basha tha se kjo ngjarje është njëra anë, tjetra është se u shndërrua në një ngjarje mediatike për të fshehur diçka të tmerrshme, që sot, në krye të Kuvendit ke një njeri që është përfaqësuesi më i kobshëm i regjimit komunist. 

Basha:

Të vendosësh një njeri që është me rreth të kuq nga partneri më strategjik për lidhjet e denoncuara edhe publikisht me krimin e organizuar dhe trafiqet. Ky nuk është i vetmi, është dhe Fatmir Xhafa.  

Drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu, mbrëmjen e sotme, i është rikthyer edhe njëherë tjetër asaj pjesë fare të shkurtër, por që u komentua shumë gjatë në media; shtrëngimi i duarve mes kreut të opozitash shqiptare Lulzim Basha dhe kryeministrit të vendit Edi Rama. 

Fevziu i drejtua Bashës, ju dëgjova në Parlament kur thatë:

Herën e parë që më gënjen turpi yt, herën e dytë që më gënjen është turpi im. Të njëjtën gjë identike ua bëri përsëri në Parlament para tre ditësh. A ju ka përdorur përsëri?

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka preferuar të heshtë, duke lëvizur kokën majtas-djathtas në shenjë habie dhe konfuzioni, ndërsa ka shtuar se duhet të merremi me shit-blerjen e votës, por jo të merremi se sa herë i jap dorën kryeministrit.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zbuluar padashur një sekret mes tij dhe Pandeli Majkos, i cili është ministër shteti për Diasporën në qeverinë “Rama II”. Basha, duke folur në studion e Opinion në TV Klan, tha se në qeveri ka edhe njerëz ndryshe, si Pandeli Majko. “Brenda qeverisë ka edhe njerëz të vlerave, siç është Majko. Ai thotë “na grinë këta”. Nejse se nuk dua të bëj diversion tani”, tha Basha. Me tej Basha njoftoi se PD ka nisur të hartojë një platformë për reformën zgjedhore dhe politike. “Po hartojmë një platformë për reformën zgjedhore. Ka nisur puna për këtë”, tha ai.