Të ftuar:

Julian Zyla,

Agim Nesho,

Mirela Milori,

Klevis Balliu,

Berat Buzhala,

Lutfi Dervishi

Sonte në emisionin “Opinion” më një panel gazetarësh dhe analistësh është duke u folur për librin i cili ka tronditur botën. Bëhet fjalë për librin e autorit Michael Wolff, “Fire and Fury: Inside the Trump White House” (Zjarr dhe zemërim – brenda Shtëpisë së Bardhë të Trumpit).

Libri i tij tregon një Shtëpi të Bardhë disfunksionale nën qeverisjen e keqe të Donald Trump.

Gazetarja e ‘ABC News’ Mirela Milori të martën në lidhje me librin e debatuar në SHBA për presidentin amerikan Donald Trump, “

Fire and Fury

”, tha se ai mund të ndalohej së publikuari nëse presidenti do kishte vullnetin për t’a ndaluar. Milori bëri me dije se libri është shkruar nga një njëri që është lejuar të hyjë në W

hite House

, i cili nuk është realizuar në fshehtësi por është një biografi e autorizuar. Ajo tha se autori ka realizuar përreth tre orë intervistë me Donald Trump nga 200 të tjerat që ka realizuar me personazhe të ndryshme për librin. “

Ai ka qenë i ftuar në darka dhe dreka, të cilat duken si takime joformale

”,-shpjegon Milori. Sipas saj, libri nuk thotë asgjë më shumë nga ajo që njerëzit mendojnë rreth presidentit amerikan. “

Kemi një president që është fyes me femrat dhe ne e kemi parë gjatë fushatës se sa fyes ishte me femrat pas dyerve. Të cilat i etiketonte ato në mënyrë të ndyrë. Është një president që gjatë fushatës pati një reagim shumë antipatik me një gazetar me aftësi fizike, të cilin e emitoi në mënyrë të tmerrshme

”,-tregoi gazetarja.

Pse është shqetësuar Donald Trump për publikimin e librit? Kjo është pyetja…

Diplomati Agim Nesho të martën në studion e emisionit ‘Opinion’, ka deklaruar se arsyeja e shqetësimit të presidentit amerikan është se publikimi i këtij libri ka ardhur në fazën më të rëndësishme politike të tij, pasi shtypi amerikan ka shkruar se Trump ka qenë i suksesshëm jo për shkak të karakterit të tij, por për atë që ai ka prodhuar. Nesho tha se ai është presidenti që gjatë një viti ka rritur numrin e të punësuarve në SHBA në 1.7 milion, duke ulur papunësinë në 4.1 përqind.

I ftuar në studion e “Opinion” studiuesi i komunikimit Julian Zyla është shprehur se Trump sillet si fëmijë, bazuar në librin e Wolff ai tha se ky i fundit e ka përmendur 3 herë në librin e tij që Trump sillet si fëmijë. “100% të personave rreth tij mendoj që ai sillet si fëmijë”.

Sipas tij nisur nga kjo të gjithë vënë në diskutim aftësitë e tij mendore.

****