Të ftuar:

Eljan Tanini

Elsa Ballauri

Ervin Goci

Ornela Çuçi

Reshat Mansaku,

Vullnek Haka

Kuadri ligjor mbi riciklimin e mbetjeve, është kthyer sot në një prej pikave më të rëndësishme për shumicën e vendeve të kontinentit tonë, sepse me të lidhet zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik por edhe ruajtja e mjedisit, duke bërë që edhe konventa ndërkombëtare si ajo e Bazelit ta përcaktojë atë, si një prej prioriteteve të vetë Bashkimit Evropian. Ligji për importimin e mbetjeve ka shkaktuar debate të mëdha. Një pjesë e opinioneve shprehen kundër duke folur për pamundësi të vendit për të përballur këtë proces dhe për korrupsion dhe një pjesë tjetër mendojnë se ligji do të vitalizojë një industri të rëndësishme dhe ndihmojë në pastrimin  e vendi.

Mbrëmjen e sotme në ‘Opinion’, sipas pedagogut të UT-së, Ervin Goci problemi i importit ka dy gjëra, e para: i le plehrat këtu të paprekura, jo vetëm që s’ka asnjë lidhje logjike mes importit dhe zgjidhjes nga brenda, dhe unë po kuptoj këtu se ju nuk keni asnjë pikë interesi për ta zgjidh një gjë të tillë.

Fevziu: “

Pse e kontestoni importin?”

Goci:

 “Çfarë kontestoi unë, importi i le plehrat tona të paprekura, e dyta, është vetë procedura e cila të infiltrojë 100 për qind lëndët e rrezikshme që mund të futen në vendin tonë.”

Ornela Çuçi tha në studion e ‘Opinion’ se kompanitë e riciklimit nuk mund të mbijetojnë vetëm me mbetjet e vendit, nuk ka kapacitet për të përballuar këtë industri nëse nuk ka import të lëndëve të para. Çuçi tha se vetëm nëse marrim qarkun e Gjirokastrës, kemi 71 ton mbetje të depozituara çdo ditë në landfill, nga të gjitha këto mbetje, mund të mblidhen vetëm 2 për qind plastikë dhe nëse fabrika punon me 1 ton në muaj, a mund ta mbajmë hapur një fabrikë të tillë? 

“Aktualisht kapaciteti i të cilit jemi duke menaxhuar, duke mbledhur le të themi, nuk i kalon 2% të mbetjeve totale, nëqoftë se në një qark, le të marrimim qarkun e Gjirokastrës që unë kam analizuar, kemi 71 ton mbetje të depozituara çdo ditë në landfill, nga të gjitha këto mbetje, mund të mblidhen vetëm 2% plastikë, nëse fabrika punon me 1 ton në muaj, a mund ta mbajmë hapur fabrikën e tij për të ricikluar mbetjet që janë mbledhur nga landfilli i Gjirokastrës? Apo në landfillin e Tiranës apo të cilitdo landfill tjetër. Jo nuk ka asnjë mundësi. Sepse është 26.7% e kapacitetit të tij punues, se ju mendoni që kjo fabrikë do mund të mbijetonte nga riciklimi i mbetjeve tona, qoftë edhe me 26.7%”,

tha Çuçi.

Elsa Ballauri, aktiviste e Shoqërisë Civile, theksoi në studion e ‘Opinion’ se arsyet e ndalimit të këtij ligji kohë më parë, pra; opozita e atëhershme iu bashkangjit shoqërisë civile siç edhe bashkangjiten opozitat në rastin e duhur për interesat e tyre. Ballauri tha se thelbi i kontestimit të këtij ligji, është sot si asaj dite, ku përsëri po e diskutojmë dhe e përsërisim ta përshkruajmë sa më mirë të jetë e mundur, pasi të gjithë e jetojmë këtë thelb. Pasiguria në Shqipëri. Shqipëria është e pasigurtë, në aspektin politik, në aspektin human, në aspektin social dhe në aspektin psikologjik.

Anëtari i Bordit të Shoqatës së Ricikluesve, Vullnet Haka deklaron se në Shqipëri mungon ai segment i tregut që janë kompanitë të cilat duhet të bëjnë menaxhimin përmes ndarjes në burim. Këto kompani, sipas Hakës, nuk i ka ngritur pushteti lokal, qoftë me kompanitë e tij. “

Duhet një kompani që ta marri pjesën e riciklueshme dhe ta çojë në stacionin e transferimit ku bëhet seleksionimi i mëtejshëm dhe pastaj i shitet industrisë së riciklimit. Për shkak se mungon ky segment tregu, ne jemi në këtë pikë që shoqëria civile i kërkon llogari industrisë së riciklimitm, e cila është segmenti i tretë në këtë pjesë

”-tha Haka. Ai tha gjithashtu se do të ngrejë padi civile ndaj aktivistit Eljan Tanini pas akuzave të tij se industria e riciklimit funksionon jashtë parametrave dhe se do të ketë interesa përfitimi nga ligji i ri. Por Tanini ka reaguar ashpër duke i thënë Hakës: “

Për çfarë do më padisësh? Për erën që vjen në fabrikën tënde?” 

Pas kësaj deklarate, Haka e ftoi Taninin që të vijë në shoqatën e tij dhe të bëjë matje me skpertë.

Sipas Reshat Mansakut, sekretar i shoqatës së ricikluesve, Shqipëria ishte i vetmi vend në botë që kishte mbetur, që pengonte qarkullimin e lëndëve të para. Teksa Mansaku fliste ka ndërhyrë aktivisti Eljan Tanini duke i kujtuar mbetjet e Lanës, por ka qënë e menjëhershme përgjigja e Mansakut që i kërkon Taninit të shkojë e të pastrojë Lanën. Debati nuk ka ngelur me kaq pasi Tanini i kërkon Mansakut “ta pastrojë bashkë me Kryeministrin e tij” (Ramën)

Mansaku: “

Keni dizinformuar opinion publik”

Tanini: “

Për çfarë është dezinformuar opinioni publik? I kam mbledhur unë. Shiko mbeturinat e Lanës.”

Mansaku: “

Merr pastro Lanën tani.”

Tranini: “

Pastroje ti me Kryeministrin tënd.”