Të ftuar:

Ylli Manjani,

Rosela Gjylbegu,

Altin Prenga,

Ermal Mamaqi, 

Mark Marku

Në emisionin e mbrëmjes së sotme në Opinion është duke u folur për “Dasmat dhe Shqiptaret”. I ftuar në këtë panel Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka dhënë disa arsye se pse bëheshin kryesisht dasmat në Shqipëri. Sipas Manjanit “dasma ka të bëjë edhe me statusin martesor. Me parë dasmat bëheshin që të harliseshin njerëzit jo për vete, e bënin të kërcenin edhe të hanin, sepse edhe han njerëzit nëpër dasma”, ka thënë Ylli Manjani.

Këngëtarja Rosela Gjylbegu, në emisionin Opinion, në lidhje me dasmat shqiptare, ka theksuar se kohë më parë ato ishin evenimenti më i rëndësishëm i kohës, ndërsa sot, gjërat janë krejt ndryshe. Gjylbegu tha se shumë kohë më parë po martohej një kushëri i imi, mbaj mend, që e gjithë shtëpia ishte angazhuar në organizimin e saj, diku u laheshin pjatat dhe diku tjetër përgatiteshin ushqimet, gjithçka ishte përmbysur. Ajo kujtoi një episod të një të njohure të saj, në kohën kur doli nuse nuk po i vinte të qante, ndërsa i afrohet e ëma dhe i thotë: “qaj moj, se na turpërove”. “

Unë mendoj se sot gjërat kanë ndryshuar, dikur dasma ka qenë evenimenti më i rëndësishëm i kohës, ndërsa sot, gjërat janë krejt ndryshe

”.

Altin Prenga, Mrizi i Zanave, në temën e mbrëmjes në emisionin Opinion në lidhje me dasmat shqiptare, është ndalur tek përgatitja e menysë së ushqimit në dasmën e Princ Lekës me aktoren Elja Zaharia. Prenga theksoi se ajo meny e organizuar nga ne, ka qenë një promovim shumë i mirë për kulinarinë shqiptare, pasi çdo element, çdo shije ishte mbështetur mbi tabanin kombëtar. Ai tha se pata rastin të dëgjoja shumë fjalë të mira për përzgjedhjen e menysë së ushqimeve të përgatitura nga ne. Sipas tij, ajo çka i kishte tërhequr, ishte se të ftuarit, të ardhur nga zona të largëta dhe të mësuar me shumë kuzhina të rafinuara në botë, patën rastin të shijojnë ushqime të mbështetura mbi tabanin tonë dhe mbi të gjitha të veçanta.

I ftuar në emisionin “Opinion”, për të folur për “Dasmat dhe Shqiptarët” Ermal Mamaqi ka befasuar kur ka thënë se në ditët e sotme ka çifte që në dasmat e tyre, pasi presin tortën nuk puthen, kjo sepse kanë turp nga të afërmit që kanë në dasmë. “Pas prerjes së tortës ka raste kur çiftet nuk puthen. Nuk puthen se kanë turp nga familja”, ka thënë Ermal Mamaqi. Me tej ai ka treguar me humor një raste kur edhe e pasi iu luten ta puthe nusen, dhëndri e puthi në ball.

Profesor Mark Marku ka theksuar në Opinion se ka pas raste ku autokolonat e makinave që shkojnë për të marrë nusen janë shndërruar në burim aksidentesh. Marku tha se madje viktimë e papërgjegjshmërisë së këtyre njerëzve që ecin me shpejtësi, duke i rënë burive të makinave, ka rënë edhe ai vetë. Profesori tregoi se duke u kthyer nga Kosova, po vinte një autokolonë makinash që po ktheheshin me nusen, m’u desh t’i shmangësha një makine që më ndërpreu rrugën për të mos e aksidentuar, ndërsa frenova menjëherë, kur më vjen një tjetër dhe më bie nga mbrapa.