OPINION – DESHTUAN BISEDIMET, C’DO TE NDODHE?

Emision: 08.05.2017


Të ftuar:

Baton Haxhiu,
Lorenc Vangjeli,
Armand Shkullaku,
Preç Zogaj

Gazetari Baton Haxhiu, sonte, në studion e emisionit “Opinion” është shprehur se tërheqja e kandidatit të PS nga zgjedhjet e Kavajës, ka legjitimuar çadrën e opozitës dhe protestën e saj. Haxhiu tha se më parë kjo çadër ka qenë e palegjitimuar, por nga e premtja ajo ka marrë të drejtën legjitime për të qenë aty. “Kjo protestë deri ditën e premte nuk ka qenë e legjitimuar. Ka qenë një protestë farsë, për të ndërtuar një lider”, tha ai.

Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se nëse kryeministri Rama nuk do të tërhiqej nga Kavaja situata ne vend do të ishte bërë shumë serioze. Vangjeli u shpreh se nga kjo tërheqje kanë fituar të dyja partitë. Sipas tij fitoj kryeministri  Rama i cilin është përgjegjës për stabilitetin e vendit, dhe po ashtu Basha të cili ju dha “një frymëmarrje”.

I ftuar në emisioni “Opinion”, analisti Baton Haxhiu është shprehur se qeveria ka bërë një veprim antikushtetues duke u tërhequr nga zgjedhjet vendore të Kavajës. Nga ana tjetër sipas tij edhe opozita po bën një provokim antikushtetues, pas informacioneve se në Kavajë do të kishte destabilitet. “Në momentin që kemi një provokim antikushtetues, nuk mund ti përgjigjemi me një veprim antikushtetues. Veprimin antikushtetues e bën një qeveri, kjo është e pa falshme. Kemi të bëjmë me pushtetin i cili vepron kundër procedurave të shtetit”, është shprehur Haxhiu.

Gazetari Armand Shkullaku është shprehur se Edi Rama prej disa ditësh është shfaqur si njeriu që mund të negoiciojë gjithçka, përveç dy gjërave të vetme: Kushtetutën dhe datën e zgjedhjeve. Këtë deklaratë, Shkullaku e bëri sonte në emisionin “Opinion” TV Klan, i cili tha se kryeministri Rama e konsideronte shtetin, ligjin dhe Kushtetutën si ‘Zoti’; ku as nuk e çonte në mendje t’i prekte. Mirëpo, ai, theksoi se shikojmë një Edi Ramë që datën e zgjedhjeve në një qytet nuk e paska aq të shenjtë, si dhe anulimin e zgjedhjeve nuk e paska aq të rëndësishëm aq sa thotë. Ndër të tjera, Shkullaku, bëri me dije se kemi një model hibrid të Ramës  që nuk është si modeli i Berishës që përdorte plumbat për të mbrojtur institucionet dhe as një model si të Nanos që ikte dhe jepte dorëheqjen. Sipas tij, modeli Rama nuk është asnjëri dhe as tjetri. Ai nuk respekton as ligjin dhe Kushtetutën, por as frymën demokratike.

Kategori
OPINION
0 Komente

Përgjigju

*

*