Të ftuar:

Edi Rama

Kryeministri Rama tha në emisionin e sotëm të “Opinion” se ministrat teknikë nuk do të jenë më të tillë pas 25 qershorit nëse PS fiton zgjedhjet. Ai tha se do të shkarkohen pasi nuk janë pjesë e programit të qeverisë. “Në rast se 25 qershori do zgjedhë PS-në në krye të qeverisë, ata s’do jenë më ministra. Ata janë ministrja teknikë  dhe do largohen nëse ne fitojmë zgjedhjet”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama, i ftuar sonte në emisionin “Opinion” ka deklaruar se ai nuk e dha dorëhqeje pasi kjo nuk është çështje personale. Rama deklaroi se nuk mund ta jepte vetë dorëheqjen pasi “ka kontrat me 1milion njerëz që kanë besuar votën”. Më tej Rama është shrehur se ministrat teknik janë një garanci e madhe për opozitën në zgjedhje.

Një debat ka plasur mes drejtuesit të emisioni Blendi Fevziu dhe kryeministrit Rama në emision “Opinion”. Teksa Fevziu i ka përmendur takimin vetëm për vetëm në Presidencë dhe më pas takimin në ditën ndërkombëtare të homoseksualëve, Ramës duket se nuk i ka pëlqyer pyetja dhe kjo lidhje që gazetari përmendi.

Ja debati mes tyre:

Fevziu: Pasi ishit mbyllur edhe një herë në Presidencë vetëm për vetëm, në ditën ndërkombëtarëve të geive, mbylleni 6 orë dy burra, vetëm për vetëm, pa pranin e kamerave, të vëmendjes publike, transparencës së plotë dhe mbyllni një marrëveshje. Cili ishte çelësi i kësaj marrëveshje?

Rama: Së pari njëherë Fevzi të gjithë njerëzit janë të barabartë. Janë të respektuar. Nuk të takon që në studion tënde të fyesh një komunitet të tërë njerëzish.

Fevzu: Kush po fyen. S’mund të më thuash mua fyen.

Rama: Se çfarë them unë është ajo që unë dua të them.

Kryeministri Rama ka debatuar me gazetarin Blendi Fevziu për borxhin publik në “Opinion”. Gazetari ngulte këmbë se borxhi është rritur, duke cituar një gazetë, që sipas tij është pranë qeverisë. Ndërkohë Rama i përgjigjet me atë çka ka thënë FMN-ja, por Fevziu ngulte këmbë te grafiku i gazetës. Aty kryeministri i është kthyer Fevziut: “Bëra gabim që nuk të thashë të pije vaj peshku para se të vija këtu se të zuri kapsllëku”, i tha Rama.

Gazetari Blendi Fevziu sonte në emisionin “Opinion” i ka drejtuar kryeministrit Rama disa pyetje të forta. Veç të tjerash ai i tha se Ilir Metën më parë e ka akuzuar se vjedh shqiptarët,por ka qenë ai i pari që e votoi për President, por Rama e ka anashkaluar pyetjen e drejtpërdrejtë duke thënë se Meta është figura e duhur për President të vendit.

Fevziu: Po ka arrogancë më të madhe se kjo, ju ke thënë shqiptarëve që ju vjedh me bllok në dorë dhe më pas e bën President. Firmose ti i pari për ta bërë President. Është arrogancë kjo?

Rama: Jo nuk është arrogance.

Fevziu: Është llogari politike? Pazare?

Rama: Jo nuk është pazar.

Fevziu: Po çfarë?

Rama: Është zgjedhja e një individi i cili është përfaqësues i një force politike të votuar nga shqiptarët në Parlament dhe i cili përfaqëson si askush tjetër Partinë Demokratike pa qenë anëtarë i Partisë Demokratike. Një figurë me eksperencë, kryetar i Kuvendit.

Kryeministri Edi Rama, në emisionin “Opinion” në TV Klan, sonte, duke folur për marrëveshjen me PD-në dhe ndryshimet në qeveri që pasuan me pas tha se nuk u konsultova, pasi Ilir Meta, Petrit Vasili dhe LSI  kishin një muaj që predikonin se tërheqja nga pozicionet e tyre  ishte në të mirë të atdheut. 

Gazetari Blendi Fevziu i ka thënë Ramës së projektet e “Rilindjes Urbane” kanë harxhuar një shumë tepër të madhe nga lekët e shqiptarëve, por Rama e ka kundërshtuar duke thënë se kjo ju ka kthyer dinjitetin qyteteve dhe ka rritur numrin e turistëve në to: “Qytetarët do shohin “Sheshin Skënderbe” pas disa ditësh dhe do tu duket vetja sikur janë jashtë shtetit. Dhe kur ta shohin “Sheshin Skënderbe” do mendojnë për ty për Blushin, për Saliun, për Lulin, për të gjithë ju që predikoni politikën kundër palmave, kundër dritave, kundër pastërtisë, kundër hijeshisë, dhe juve që ju qan zemra për të varfëritë, ty dhe Blushit. A të marrsha të keqen”, u shpreh Rama.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të tij i kanë ofruar postin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë nëse votonte qeverinë Rama me arsyen se Ilir Meta pritej të largohej. Rama tha sonte në studion e emisionit “Opinion” se kjo është një gënjeshtër e trilluar nga kreu i LIBRA-s, Ben Blushi. Ai theksoi se të gënjesh në kohën kur shkruan romane, kjo nuk është asgjë tjetër veçse një gënjeshtër artistike, por kur gënjen në politikë, ajo nuk është asgjë tjetër veçse gënjeshtër. “Të gënjesh kur shkruan romane quhet gënjeshtër në krijimtari, të gënjesh në politikë quhet thjesht gënjeshtër”, tha Rama.

I ftuar në studion e  Opinion kryeministri Edi Rama ka  folur mbi zhvillimete  fundit politike dhe  kryesisht  mbi marrëveshjene  arritur me kreun e  opozitës. Blendi Fevziu gjatë intervistës  e  ka akuzuar Ramën se  në listën e kandidatëve të PD  e cila  krijoi  shumë debate  ka qenë edhe ai autor.

Fevziu-Nga një ndërmjetës amerikan nuk u arrit asnjë gjë, befas u futët ju të dymbasi ishit futur në zyrën e presidentit të Republikës që nuk është bërë publike, që  keni qenë vetëm për vetëm.befas pas katër orësh bashkë, në ditën ndërkombëtarëve të gay-ve (e përdora kështu si gjysëm batutë). Ashtu ishte , mbylleni dy burra në dhomë në mungesë të kamerave, të transparencës së plotë. A mund të na thoni cili ishte çelsi i këtij suksesi?

Rama-Të gjithë njerëzit janë të respektuar janë të barabartë, nuk mund ti fyesh

Fevziu-Nuk po i fyej, mund të thuash çdo gjë sipas mënyrës tënde

Rama-Nuk dua të merrem me debate e  batuta sepse  në dijeninë time nuk je në listën e PD-së dhe nuk je këtu për  të bërë fushatë

Fevziu-Edhe në listën që  keni bërë ju në listën me PD  nuk isha.

Thirrjeve të kryeopozitarit Lulzim Basha për t’u përballur në debat televiziv, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga studio e “Opinion”. Ndërsa Basha e ftoi sërish në studion e Top Story, gazetari Blendi Fevziu e ka pyetur Ramën nëse ka ndërmend të pranojë ftesën dhe të dalë në devat televiziv me Bashën. “Debatet unë i bëj me ty. Ti je përfaqësues i kontinuitetit. Je Saliu dhe Luli bashkë”, tha Rama, mesa duket duke refuzuar kështu ftesën e Bashës.