#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

“Historitë e të enjtes”/ Stili i jetës ka ndryshuar ndjeshëm në Shqipëri që ka qenë më e ngadaltë në kulturën e ruajtjes së shëndetit dhe mbajtjes së trupit në formë në mënyrë rrënjësore. “Flex Gym”, në një bisedë me Disi Xhafën që në moshën 22-vjeçare kur erdhi të studionte për Ekonomi në Tiranë vendosi që ta linte për arsye të ushtrimit të gjatë në palestër. Vendosi të hapte një të tillë dhe me pak investim ia doli të ketë një palestër të vogël që sot është një prej më të mirave në Tiranë dhe sot ka rreth 400 persona që e frekuentojnë, shqiptarë dhe të huaj që jetojnë në Shqipëri. Si ka ndryshuar në mënyrë radikale kultura e mbajtjes së trupit në formë në Shqipëri? Përse sot palestra është futur pjesë e axhendës së ditës siç janë takimet, puna e çdo gjë tjetër? Pse një pjesë e njerëzve nuk e konceptojnë veten pa mirëmbajtjen trupore? Njëkohësisht, Disi ka bashkuar mbajtjen e trupit në formë me ushqimin e shëndetshëm pasi përballë palestrës ka vendosur një restorant me ushqime të shëndetshme ku personat mund të marrin edhe një dietë të personalizuar.