OPINION – MOSBINDJA CIVILE E LULZIM BASHES!

Emision: 27.04.2017


Të ftuar:

Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar  se ftesa e qeverisë ka qenë e pasinqertë, pasi prej tre muajsh kanë rënë dakord për kandidaturën e Presidentit të Republikës.

Basha tha se në funksion të kësaj janë bërë një sërë lëvizjesh për t’iu shitur publikut si lëvizje në përputhje me realitetin politik, por të imponuara nga protesta qytetare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai shtoi se teatri politik që po luhet tani e katër vite në Tiranë është fasada e Republikës së Vjetër, ku pushtetarët bëjnë gjithçka për pasurinë, pushtetin dhe mbrojtjen e interesave të tyre.

Kreu i PD-së, theksoi se ky është akti i fundit i një qeverisje të dështuar, të inkriminuar dhe mashtruese.

Prej katër vitesh, qeveria qëndron nën akuzë për korrupsion galopant siç përmendet në raportin e fundit të DASH, përmes tenderave dhe koncesioneve qindra milionëshe, të cilat kanë shkaktuar varfëri të madhe. Qëndron nën akuzë për dekriminalizimin e shtetit, si dhe qëndron nën akuzë për kthimin e Shqipërisë në pikën më të madhe të kultivimit të kanabisit”, tha Basha.

Ai tregoi se Edi Rama dhe kupola e tij kriminale është faktuar si autorja e kësaj gjëndje. Sipas tij, pala tjetër, hera-herës ka mbajtur qëndrime kritike për koncesionet, për tenderat, drogën dhe kriminelët në pushtet, por realisht për asnjë moment nuk ka kondicionuar përveç fjalëve, me votë këtë realitet të përkeqësuar të shqiptarëve.

Lulzim Basha ka deklaruar se Ilir Meta nuk mund të jetë një President konsensual. Duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve ai ka thënë se nuk e pranojnë Metën si President konsensual, pasi për kandidaturën e tij nuk janë pyetur as qytetarët dhe as faktorët politik: “Ju duhet ta dini që një numër i madh deputetësh të LSI dhe të PS  janë të shokuar nga ky lajm, sepse kanë besuar diçka tjetër. Ndërsa përshëndetjet e mija nuk i janë drejtuar asnjëherë asnjë personi, as Iliri Metës. I janë drejtuar qëndrimeve të mbajtura në momente të caktuara”, është shprehur kreu i PD-SË Lulzim Basha.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, sonte, në emisionin “Opinion” është shprehur sërish i sigurt se në 18 Qershor nuk do të ketë zgjedhje në Shqipëri.

Ai tha se nuk ishte i gatshëm të tregonte që sot taktikën për të bllokuar zgjedhjet, por tha se nëse qytetarët do të provokohen, përgjegjësinë do t’a mbajnë provokuesit.

Në 18 qershor do ketë zgjedhje?

Jo. PD dhe qytetarët do sabotojnë dhe shkatërrojnë farsën elektorale. Të drejtën e votimit në pluralizëm e bën e drejta e zgjedhjes. Qeveria ka përjashtuar opozitën, ka paracaktuar rezultatin.

Do bllokoni qendrat e votimit?

Taktikën elektorale nuk do ta themi sot.

Do ketë përplasje?

Protesta jonë do të jetë paqësore. Nëse provokohen, përgjegjësitë do ti kenë provokuesit.

Kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se PD do të votojë vettingun që në orën e parë, nëse ka krijim të qeverisë teknike. “Orën e parë të qeverisë teknike Partia Demokratike kthehet në kuvend dhe voton vettingun:

Basha ka deklaruar se në 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje. “Zgjedhjet e 18 qershorit i ka marrë lumi”, ka deklaruar Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, në emisionin “Opinion” është shprehur  në lidhje me dilemën e tij në rrugëtimin politik dhe mundësitë e shanseve për t’ia dalë mbanë në këtë betejë.

Basha theksoi se dilema qëndron në faktin për t’u bërë fasadë e narko-republikës dhe narko-zgjedhjeve apo të luftojë për votën e lirë.

Kreu demokrat, tregoi se kurrë nuk e ka patur më të lehtë të marrë një vendim në jetën e tij. Sipas Bashës, ai vendim është lufta deri në fund për votën e lirë dhe të ndershme, çka është i vetmi përfundim që mund të ketë për Shqipërinë derisa të sigurohet vota e lirë.

Më tej, kryedemokrati u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse kjo lëvizje mund të çojë në shkatërrimin e Partisë Demokratike dhe karrierën e tij personale.

Kreu demokrat nënvizoi se lufta për një kauz të drejtë kërkon sakrificë, por lufta për një kauz të drejtë me gjithë forcën e njerëzve që bashkohet në këtë kauzë ka vetëm një përfundim, fitoren e kësaj kauze.


Kategori
OPINION
2 Komente
  • Tomorr Korabi
    29 Prill 2017 at 14:37
    Përgjigju

    O Lul e dija qe ishe servil, tip koti, i futur ne politike nga dera e prapme e Argites, i pasukseshem ne disa poste te rendesishme por qe ishe edhe kaq sharlatan e teveqel bashke nuk e kam besuar.Edhe Salihu i jot nuk i ka basur ndonjehere nderkombetaret kaq te reshtuar kunder as ne 97 e as ne 98.Cudi si vazhdon me kete lloj sharlatanizmi ne situaten qe je vertet duhet te jesh teveqel i klasit te pare.

  • lexues
    1 Maj 2017 at 13:18
    Përgjigju

    Cudi e madhe qe ne opinionin e Klanit, nga sepaku 5 milione shqiptare qe mund ta ndjekin, paskej vetem nje “komentues” nga Tomorri e Korabi qe shan me ofendime rugacerore lideret e opozites demakratike.

  • Përgjigju

    *

    *