Për herë të parë Noizy ka rrëfyer në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin ” Opinion” në Televizionin Klan, për sherrin dhe ngjarjen ku mbeti i plagosur me armë zjarri.

Nga Milano, ku ndodhet aktualisht, Noizy deklaroi:

“Nuk e kuptova tamam çfarë ndodhi, erdhi një makinë me shpejtësi në parkingut e hotelit.

Ne ishim gati duke dalë, pasqyra e madhe e ‘Range Rover’ përplasi një nga anëtarët e OTR, kapi shpatullën e shokut tim dhe normal që do reagonim.

Në Shqipëri i kam parë disa herë ata çunat dhe shokëve të mi u kam thënë mos i prekni se jam në vendin tim.

Mos e bëni qimen tra, media që thonë se është plagosur në kokë, pasi lëndohet nëna e dikujt.

Përse nuk japin lajm, kur bëjmë bamirësi dhe bëjmë gjëra të mira, përse flasin për gjëra të këqija?

Unë nuk linda i famshëm, unë jam këtu për shkak të punës dhe sakrificës time.

Përse i shtijnë dru zjarrit, kur nga ana tjetër thonë po tërhiqu mos e vazhdo më, se nuk ia vlen.

Një gjë mësova nga ky rast, se sa vlej për këtë popull.

Ata erdhën me armë vlla, më erdhi shumë zor, nuk e kuptova se si ndodhi .

Nëse dikush ka mundësi të marrë videon e hotelit të “Swiss Diamond” atëherë do kuptoni vërtet se çfarë ka ndodhur.

Nëse nuk është kështu siç them unë, unë e lë muzikën, nuk këndoj më.

Nuk kam aspak nevojën të përfshihem në ngjarje të tilla.

Fansat më besojnë mua dhe jo gazetave.

Mos më kërkoni të jem i urtë vetëm se jam i famshëm”, 

përfundoi Noizy.

https://www.youtube.com//embed/c5W08FjD4G8