Këtë mbrëmje në tv klan u transmetuan pjesët më interesante të emisionint Opinion. Janë përzgjedhur pjesë nga emisionet e transmetuar live po ashtu edhe pjesë nga prapakuinta e emisionit.

Tek pjesa përpara se të filloj intervista dhe transmetimi live, mes Ramës dhe moderatorit të emisionit Blendi Fevziut ka patur një bisedë. Ku Rama me ironi dhe humor i thotë Blendi Fevziut për materialt dhe letrat që ka në tavolinë se i ka siguruar nëpërmjet Partise Demokratike. Blendi Fevziu i përgjigjet duke i thënë se: “Letrat që kam unë sot, si ke as ti, jo PD-ja”. Më pas Blendi Fevziu pyetet nga Aleksandër Frangaj nëse është  përgatitur apo jo për intervistën. “Jam përgatitur po nuk jam mirë me shëndet” ja kthen Fevziu. Batutat vazhdojnë mes Blendi Fevziut dhe Aleksandër Frangajt.

Blendi Fevziu: Hera e parë Sandri do bëjmë një emisioni pa ndihmën e PD-së, mund të na dali më mirë.

Aleksandër Frangaj: Na e le Partinë, partia është frymëzim.

Blendi Fevziu: S’gjeta asnjë njeri kë të pyesja, më pas ju drejtuam burimeve alternative.

Aleksander Frangaj: Ke filluar ti zvendësosh burimet, analistet…

Në emisionin “Opinion”, mes Mark Markut dhe Henri Çilit është zbuluar një konflikt i vjetër. Ka mjaftuar një kamer e fshehtë, për të parë se marrëdhëniet mes dy miqve të vjetër, janë krisur përfundimisht. Pak para se të niste emisioni, Henri Çili ka thirrur kryeredaktoren e emisionit Desada Metaj për t’i komunikuar faktin se mes tij dhe profesor Mark Markut ka pasur një konflikt. Çili i ka kërkuar që debati të mos degjenerojë në sulme personale, me sa duket, pas konsultimit me kryeredaktoren Metaj, ai ka shkuar për të komunikuar personalisht Mark Markun.

Në pamjet on dhe off që u dhanë në Opinion, veç të tjerash është edhe momenti para fillimit të transmetimit kur në intervistë ka qënë i ftuar Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Dhe teksa ky i fundit është duke i thënë Fevziut se “është i shumë dobët me burimet”, Aleksandër Frangaj i ngacmon dokumentet dhe materialet që moderatori i emisionit ka në  tavolinë, ai i merr disa letrat e me pas dëgjohet Fevziu duke i thënë se: ”Mos mi humb ato, aman se iku e fitoi Saimir Tahiri debatin po mi hoqe ato”.

Ambientalisti Sazan Guri është përplasur me kryebashkiakun Erion Veliaj në lidhje me projektin bashkiak të ndërtimit të një këndi lojrash për fëmijë brenda hapësirës së Parkut të Liqenit Artificial. Në fjalën e tij, në një moment, Guri i është drejtuar Veliajt me fjalët: Ik Vizitohu. Ndërsa kryebashkiaku Veliaj e ka ndërprerë duke i thënë: A je në metro apo ke shkarë. Kush të vizitohet?

Përjashtim nga prapakuintave nuk ka bërë as intervista me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, i cili gjatë shkëputjes publicitare duke ju ankuar kryeredaktores së emisionit Desada Metaj i ka thënë se moderatori Blendi Fevziu nuk po e lë të flasin. Ai ankohet se nuk po kthen dot asnjë përgjigje. “Po s’po bëj dot një përgjigje mo. Asnjë përgjigje nga fillimi deri në fund. As politike asgjë, as lesh…”, ka thënë Saimir Tahiri. Më tej Tahiri i ka thënë Fevziut se kjo nuk është korrekte dhe normale dhe i kërkon të lerë celularin për tja shpjeguar.