Të ftuar:

Berat Buzhala,

Arbana Xhara,

Ekrem Kryeziu,

Mesila Doda,

Ermal Hasimja,

Ilir Babaramo

Emisioni ‘Opinion’ në TV Klan ka si temë të mbrëmjes sherrin e mediave Shqipëri-Kosovë, kryesisht pas vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd.

Një nga të ftuarit, Ekrem Kryeziu i ftuar në lidhje me debatin e ngritur si stuhi në gotë për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë bëri me dije se unë jam dënuar si ideator i levizjes së ’81 me Ukshin Hotin, Halil Alidemin, Ali Kryeziun dhe një grup të tjerësh.

Pse jam shqiptar, është normale pse jam shqiptar, unë tani jam shqiptar kosovar, për arsye se unë e kam shtetin, ne jemi pronar të shtetit kosovar, unë nuk them se jam shqiptar nga Kosova, por jam shqiptar kosovar

“.

Pas një ndërhyrje të gazetarit Berat Buzhala, ai tha se ne jemi shqiptar kosovar, me arsyen se ne jemi pronarë të shtetit të Kosovës. Ne e kemi realizuar atë shtet, dhe kemi detyrë ta mbrojmë atë.

Ndërsa, Buzhala theksoi se sa herë më është dashur të ndalëm në Shqipëri, në plazh, apo kudo më thonë je kosovar, unë u përgjigjem po jam kosovar. Pastaj më thonë se pse thua se je kosovar, por unë u përgjigjem ti po më quan kështu.

Hasimja:

Berat mund të përdorin edhe pyetjen, a je lab? Por kjo nuk do të thotë se lebërit janë ndryshe.

Mesila Doda:

Berat të pyes për një gjë? Im shoq ka lindur në Tiranë i thonë gjithë jetën çam.

Buzhala:

Sigurisht, është rajon. Unë kur shkoj në Perëndim, nuk më ka shkuar asnjëherë në mendje ta quaj vetën kosovar. Unë them jam shqiptar. Por kur shkoj në Amerikë unë u them jam europian.

Kurse, gazetari Ilir Babaramo ka shpjeguar për pak sekonda artikullin e tij të shkruar disa ditë më parë në lidhje me debatin e krijuar Kosovë-Shqipëri, ka theksuar se titulli i shkrimit ishte menduar për të provokuar dhe me shumë gjasa mund të ketë kaluar edhe sensin e etikës.

Babaramo nënvizon se në momentin kur e shkruajta isha në një situatë ku nuk dija se çfarë kuptimi kishte gjithë ky debat.

Fevziu:

Babaramo vetëm ti mund të lidhësh cicat e Cecës me Nënë Terezën.

Babaramo:

Duhej një element shkundës.

Fevziu:

Kë doje të shkundje, Beratin apo Arbanën?

Babaramo:

Arbanën ndoshta jo, por Beratin dhe avokatin e Beratit po. Sepse më duket situata ndër më absurdet dhe këtu duhet të bijmë dakord që të realizojmë një marrëveshje fjale, jemi një komb me dy shtete, i cili duhet të jetë i fortë dhe Kosova të jetë e fortë, në kufi jo në Ibër por në Merdar apo jemi dy shtete dhe dy kombe. Tani nëse Kosova është komb, unë di se kombet ndërtohen me themele me shekuj, me lumenj gjaku, me histori. Kombet kanë në themel, heronjtë e vet, ka historinë e vet, ka kulturën e vet. Tani përveç Bojo Ramizit, një produkti i vëllazërim bashkimit, që qe një horror, një Boro sllav dhe Ramizi shqiptar nga Kosova të cilët luftuan kundër pushtuesit bashkë. Përveç këtyre dy elementëve dhe turbofolkut serb, dhe Boro Ramizit në historinë shumëshekullore të shqiptarëve unë nuk di nëse kemi ndonjë gjë, jo të përbashkët. Kjo më kujton ’99, u çlirua Kosova dhe monumenti i Boro Ramizit nuk e di ku përfundoj. Berati mund ta di. Ai është zëvendësuar nga Adem Jashari. Unë di që Adem Jashari ka luftuar si shqiptar.

Arbana Xharra:

Mes rreshtave kam vënë re se shumë analistë në Shqipëri, nuk e njohin realitetin. Unë kam vënë re se mes rreshtave nuk e njeh realitetin në Kosovë, unë dua të di Babaramo se sa herë vjen në Kosovë. Kështu që, paralelja që ke marrë për cicat e Cecës me Nënë Terezën është pikërisht histeria që u nis prej opinionistëve. Të njëjtin gabim e ka edhe Rama. Në lidhje me atë që tha në Beograd nuk e njeh Serbinë. Nuk njeh mentalitetin e Vuçiçit, nuk njeh politikën e Beogradit.

Babaramo:

Ka gjë më të dëmshme se sa kjo e Goran Bregoviçit.

Buzhala:

Kur Shqipëria përzihet në punë që nuk i njeh, Berisha në atë kohë, madje ky ka kërkuar falje për këtë gjë, se ka mbështet Demaqin me marrë pjesë në protestat e opozitës serbe demokratike. Berisha në intervistë në Expreëss thotë kam gabuar.

Babaramo: 

Pse nuk ke folur më parë, apo është baca e kombit ai?

Buzhala:

Po flas tani, a bën me fol tani… Ideja është kjo. Berisha nuk e ka njohur situatën e ka gabuar. Imagjino me marrë pjesë në zgjedhjet demokratike të serbisë në ’95 ne nuk do kishim ekzistuar më si shtet. Paramendo me pas dëgjuar Fatos Nanon që kryeqyteti i shqiptarëve është Kreta në ’97 ku do kishim qenë ne.

Babaramo: 

Berat, në hierarkinë e datave, ka ndonjë renditje?

Hasimja:

Kjo nuk ka të bëjë më shumë me Shqipërinë dhe Kosovën, kjo ka të bëjë më mënyrën se si e shohin individët, ajo që konstatoi dhe që është lehtësisht e konstatushme, që ka një përpjekje për të krijuar apo për të nxitur, apo katalizuar një lloj identiteti të ri. E cila natyrisht do të kalojë nga ky identiteti shtetëror. Është një filozof francez që thotë nuk ka identitete por ka vetëm identifikime, njerëzit identifikohen ashtu siç duan, i njëjti problem krijon edhe përkufizimin e kombit, nuk ka një përkufizim të kombit, ka shtatëqind përkufizime të kombit. Një nga më të pranuarit, është se kombi është një bashkësi e imagjinuar. Njerëzit vendosin të imagjinojnë një diçka të përbashkët bashkë. Nëqoftëse nesër vlonjatët, prishtinalinjtë, gjakovarët vendosin ta shikojnë ndryshe identitetin e tyre të ndarë si identitet është plotësisht në të drejtën e tyre. Kjo pjesa e trajtimit që ne i bëjmë njëri-tjetrit, nuk më duket se ka një kuptim të madh, ajo çfarë ne kemi thënë, para njëzet vitesh se tani nuk e thotë kush më në lidhje me kosovarët, por ajo që themi ne tani këtu në Tiranë, nuk bëjnë ndonjë përjashtim me atë që themi, p.sh, për kavajsin, gjerokastritin apo vlonjatin.

Buzhala:

Memoria jonë ka treguar në 20-30 vitet e fundit që se kemi ndihmuar shumë njëri-tjetrin, por jemi munduar me u përzi sa më shumë në punët e njëri-tjetrit.

Babaramo:

Ama Berisha ka edhe një meritë tjetër, në artikullin e parë të në gazetën Rilndja Demokratike ka shkruar: Çështja jonë kombëtare, ylli ynë polar. Këtë e ka shkruar Sali Berisha.