Të ftuar:

Dorian Koçi,

Vera Bekteshi,

Jonila Godole,

Gëzim Peshkepia,

Klara Buda,

Belina Budini

E ftuar në emisonin “Opinion”  shkrimtarja Vera Bekteshi është shprehur se jeta në ish Bllok në kohën e komunizmit ka qenë e vëzhguar maksimalisht nga ana e autoriteteve diktatoriale. Ajo ka treguar se një nga arsyet pse është martuar qe në moshën 20 vjeçare ka qenë pikërisht kjo: “Unë kam lindur në Bllok dhe jam rritur atje. Në Bllok jetohej mirë padyshim. Një nga arsyet që unë jam martuar që 20 vjeçe ka qenë jeta në Bllok, ishte ‘Big Brother’, e kontrolluar”, është shprehur Bekteshi. Më tej Bekteshi ka rrëfyer se në Bllok kishte një disidencë luksoze. Ajo tha se pjesë e kësaj ishin një grup fëmijësh ku bënte pjesë edhe ajo: “Djali i kryeministrit Vladimir Shehu, Spartak Ngjela, Agim Myftiu dhe unë e vetmja femër”. 

Njohja e pakët e brezit të ri për diktaturën komuniste në vendin tonë ka ardhur për shkak të cungimit të kësaj historie në kurrikulën shkollore. Pedagogia e gazetarisë në UT, Jonila Godole theksoi sonte në emisionin ‘Opinion’ në lidhje me mënyrën se si ne e kujtojmë komunizmin, se brezi i ri në vend është pothuajse i painformuar në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur për gati gjysmë shekulli në Shqipëri. Godole tha se kur bashkë me disa studentë të gazetarisë realizuam një dokumentar, kuptova se të rinjtë kishin shumë pak informacion në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur në vend, veçanërisht për gjatë periudhës së diktaturës komuniste. Ajo tregoi se kjo mos njohuri e tyre, ka ardhur si pasojë e cungimit të kurrikulës shkollore në lidhje me komunizmin në Shqipëri. Sipas saj, historia e Shqipërisë ka vetëm katër faqe libri që flet për periudhën e diktaturës që ka përjetuar vendi ynë për gati një gjysmë shekulli. 

Godole

Kur këta tetë studente u nisën në disa qytete të ndryshme të Shqipërisë për të zhvilluar këto intervista, interesante ishte se ato i zgjodhën vetë termat kryesore për të cilat kishin një informacion bazik. Ajo çfarë ndodhi gjatë këtij procesi të intervistimit dhe për gjatë bisedave që patën me të rinj por edhe të tjerë të rritur në të gjithë Shqipërinë, u kthyen pas këtij dokumentari edhe më të ndërgjegjësuar. Por ishin shumë të turpëruar për stadin e tyre të  njohjes të diktaturës në atë kohë. Kjo mangësi vjen pasi në kurrikulat e sotme në shkolla nuk ka asgjë mbi komunizmin që ka përjetuar vendi ynë. Kurrikula shkollore është shumë e cunguar, në Historinë e Shqipërisë ekzistojnë vetëm katër faqe që flasin për diktaturën. Ku është e pamundur të jepet informacioni i plotë.

Gëzim Peshkëpia ka treguar një histori sa të veçantë po aq tragjike në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur në periudhën e komunizmit në familjen e tij. Peshkëpia tha se prokurori i çështjes që firmosi pushkatimin e babait të tij, Manush Peshkëpia, një poet dhe letrar i njohur në atë kohë, kishte marrë të gjithë biblotekën e të atit dhe e kishte vendosur në shtëpi. Ai tregoi edhe mënyrën se si ishte njohur me këtë fakt dhe për më tepër se kush është personi që i kishte marrë biblotekën e të atit.

Realisht, jam njohur me këtë informacion në vitet 1990 kur një nip i i gruas së prokurorit erdhi në Gjermani më një grup artistik dhe më pyeti se çfarë e kisha Manush Peshkëpinë, ndërsa unë i thashe se e kisha baba. Ai më tha se kam shkarkuar një kamion me libra tek shtëpia e Siri Çarçanit. Kujtoj ato volumet e lidhura bukur të Balzakut dhe të gjithë këtyre klasikëve. Ajo ditë ishte nisja më e saktë që vendosa që këtij prokurori ti shkoj në shtëpi dhe t’i kërkoj librat e babait

”,- kujton Peshkëpia.

Ndërsa, vazhdon historinë, duke treguar se ishte viti ’92 kur vendosi t’i shkojë në shtëpi për t’i kërkuar librat e babait. Ai kujton se në kohën kur i trokiti në derë dhe Çarçani hapi derën, pasi u prezantua, atë filloi ta kapë një e dridhur si shenja pankinsoni, ndërsa i kishte ofruar edhe një kafe.

I shkova drejt e në shtëpi, e kishin ndarë me një person tjetër sepse kishte hapësirë të madhe në ato apartamentet tek Shallvaret. Kjo gjë ndodhi në vitin ’92. I’a kërkova librat, i thashë se kush jam dhe në atë moment ai u dridh a thua e kapi parkinsoni

”, -tha Peshkëpia.

Peshkëpia

Realisht, jam njohur me këtë informacion në vitet 1990 kur një nip i i gruas së prokurorit erdhi në Gjermani më një grup artistik dhe më pyeti se çfarë e kisha Manush Peshkëpinë, ndërsa unë i thashe se e kisha baba. Ai më tha se kam shkarkuar një kamion me libra tek shtëpia e Siri Çarçanit. Kujtoj ato volumet e lidhura bukur të Balzakut dhe të gjithë këtyre klasikëve. Ajo ditë ishte nisja më e saktë që vendosa që këtij prokurori ti shkoj në shtëpi dhe t’i kërkoj librat e babait. 

I shkova drejt e në shtëpi, e kishin ndarë me një person tjetër sepse kishte hapësirë të madhe në ato apartamentet tek Shallvaret. Kjo gjë ndodhi në vitin ’92. I’a kërkova këto libra, i thashë se kush jam dhe në atë moment ai u dridh a thua e kapi parkinsoni. I thashë në fund fare do më tregosh një nder të më thuash se ku i kanë pushkatuar. Nuk di gjë, unë e kam marrë vesh nga rruga. Më erdhi shumë keq. Nuk mund të thuash se ishte njeri apo kishte një organizim të lartë psikik, ata edhe në momentin e fundit nuk ndjejnë keqardhje për atë se çfarë kanë bërë. Ai kishte firmosur me dorën e vet pushkatimin. Ishte prokurori i çështjes dhe nuk më tha asgjë në lidhje me atë ngjarje.