Të ftuar:

Baton Haxhia,

Aleksandër Frangaj,

Armand Shkullaku,

Artan Hoxha, 

Mark Marku,

Artur Zheji

Drejtori i Televizionit Klan Aleksandër Frangaj, i ftuar në emisionin “Opinion” ka kritikuar ashpër kreu u Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai tha se kjo më shumë se fitore e Partisë Socialiste është humbje e PD dhe në 25 qershor sipas Frangaj u “korr” ajo që u “mboll” në 4 vite.

Frangaj theksoi se PD nuk ka bërë analizë të saj në të gjitha këto vitet e fundit që ka humbur zgjedhjet. Më tej ai tha se Basha dhe PD humbën edhe nga eliminimi i figurave të vjetra nga lista e PD: “Shkatërroi shtyllën kurizore të Partisë Demokratike. Nuk ka ndodhur në historinë pluripartike që të fshihet me një të rënë të lapsit gjithë historinë e partisë. Sepse përvoja në politikë është një shkollë shumë më shumë se shkolla. La Jozefina Topallin në shtëpi dhe vuri në listë një zëdhënëse të PD të degës së Shkodrës në që nuk e njeh as PD në Shkodër. Në 30 ditët e fushatës nuk bëri asnjë ditë fushatë, ishte fushata me e dobët, bëri gabim tjetër të madh nuk i ra në 30 ditët Edi Ramës po LSI-së”.

Po ashtu Frangaj e ka quajtur të pavend jehonën që ju bë fotos së Bashës me Trump: “Në vitin 2017 të dalësh e të bësh miting në Rinas me militant për një takim, një fotografi të kreut të PD me Presidentin Amerikan e të bësh miting mirëseardhje e ta presësh si hero në Rinas kjo është gjëja më idiote. Të lësh kulmin e fushatës për një shkrepje me Donald Trump”.

Drejtori i Televizionit Klan Aleksandër Frangaj, i ftuar në emisioni “Opinion” ka kritikuar ashpër kreu u Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai tha se kjo është humbja më e thellë e kësaj partie në gjithë historinë e saj. Më tej Frangaj ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Frangaj po ashtu ka kërkuar rikthimin e Sali Berishës në PD dhe në rolin e kujdestarit për të ristrukturuar partinë.

“Doktori duhet të zbresë nga kulla e Bashkimit, të shkojë atje në PD dhe të ribashkojë partinë. Lulzim Basha ka bërë shumë gafa. P.sh në listën e Tiranës, nuk ke asnjë katolik. Nuk e ka bërë kurrë Sali Berisha këtë gabim. Në listën e Tiranës, të paktën nga 1 tek 15 nuk ke asnjë katolik, asnjë ortodoks. P.sh. në Lushnje s’vuri asnjë lushnjar.”

“Sali Berisha duhet të shkojë në PD dhe të thërrasë të gjithë strukturat. Të rithimelojë PD-në në rolin e kujdestarit dhe më pas të bëhen zgjedhje normale”, u shpreh drejtori i Klan. 

Analisti Armand Shkullaku sonte është shprehur me tone të ashpëra kundër lidershipit të Partisë Demokratike, pas rezultatit të ulët që morën në zgjedhjet e 25 qershorit. Përgjatë emisionit “Opinion”, Shkullaku deklaroi se në qarkun e Elbasanit, PD, është më e dobët se një njeri i vetëm. Aqif Rakipi i PDIU-së. Përkundrazi, -shton ai- nëse Monika Kryemadhi do të kishte punuar më fort, me shumë siguri do të kishte rrezikuar mandatin e 3-të PD-së në këtë qark. 

“E kam fjalën për kandidatin e PDIU, Qifen cili i ka siguruar partisë së Idrizit mandate më shumë se sa PD e cila në Elbasan ka pasur 7 mandate në 2009 dhe ne 2013 4 mandate. Sot ka përfunduar me dy mandate. Një grua ja doli më mirë se sa një parti e madhe si ka qenë PD”. 

Nga rezultatet e deritanishme në Elbasan, PS ka 7 mandate, PD 3 mandate, PDIU dhe LSI me nga dy mandate.

I ftuar në emisionin “Opinion” gazetari Baton Haxhiu është shprehur se fitorja e PS në këto zgjedhje ka qenë historike për numrin mandateve që ajo ka siguruar duke dalë pa koalicion. Për këtë Baton Haxhiu dha dhe arsyet që sipas tij sollën fitoren spektakolare të Edi Ramës: Së pari Partia Socialiste u votua sepse nuk ka pasur konkurrente tek liderët e tjerë. Arsyeja e dytë edhe pse askush nuk do ta thotë është Rilindja, dhe gjithë ajo shija që është krijuar nëpër vendet e vogla. Arsyeja e tretë është se ky njeri ka bërë debat publik të vazhdueshëm me publikun dhe gazetarët. Dhe së fundmi i ka thënë LSI që është koha që ti të shkosh në opozitë.