I ftuar:

Lulzim Basha

I ftuar në emisionin “Opinion”, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për krizën politike që ka përfshirë vendin dhe mundësinë e dialogut me mazhorancën. Ndërkohë që Rama ka deklaruar se Basha po i shmanget takimin, ai ka dhënë përgjigjen e tij. “

Kjo është një deklaratë e pasaktë dhe e gënjeshtër, siç kemi kërkuar çdo palë politike për të marrë përgjegjësinë për krizën, kemi qenë të hapur për dialog që nga dita e parë e protestës. Por dialog nuk do të thotë që secili të flasë gjëra për hesap të vet.

Siç ndodhi më 16 qershor, për reformën në drejtësi, kur unë isha përgatitur për dialog ndërsa ai kishte një fjalim të parafabrikuar.

Për dialogun që ne kërkojmë, duhet ti japim zgjidhje. Stafi im ka kontaktuar atë të kryeministrit, për një takim të mundshëm, për të dialog të orientuar për të zgjidhur krizën. Ko është fasade! Koha e fasadave i përket republikës së vjetër. 

Kriza është e rëndë! Kontakti me stafin e kryeministrit ka qenë që në orët e para të mëngjesit. Nuk ka ndërmjetës të huaj dhe as ndërmjetës të tjerë nga vendi.”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me kryeministrin Edi Rama për të parashtruar realisht kushtet për zgjidhjen e krizës. Basha tha se ne do shkojmë në një takim të parapërgatitur, sepse kriza është e rëndë dhe kërkon vullnet të vërtetë. Kreu demokrat tregoi se kontakti mes dy stafeve për të përgatitur një tryezë bisedimesh me kryeministrin Rama në funksion të zgjidhjes së krizës është realizuar që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Ai deklaroi se nuk ka ndërmjetës ndërkombëtar dhe as shqiptar për takimin, por janë thejsht dy stafet respektive. Basha theksoi se stafi im është i mandatuar për përgatitjen e takimit, ndërsa nga ana e palës tjetër, është refuzuar deri para dy orësh të mandatojë dikush për të përgatitur takimin. “

Rama refuzon të mandatojë një person për të përgatitur takimin

”, tha Basha.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar në emisionin “Opinion” se çështja e zgjedhjeve të 18 qershorit për të është çështje standardesh dhe jo kohë. “Në gjykimin tim ka shumë pak kohë për tu përmbushur parametrat që ka shtruar Partia Demokratike. Sa më shumë të rri në zyrë Rama aq më shumë do shtyhen zgjedhjet. Në momentin e parë që përmbysjen objektivat e ngritur nga PD në lidhje me dekriminalizimin, luftën kundër drogës dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do ketë zgjedhje. Data 18 qershor është gati e pamundur.”- shprehet ai.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, ka deklaruar se nëse Edi Rama nuk vendos të flasë për qeverinë teknike, nuk do të ketë bisedime mes palëve. Basha tha se ç’kuptim ka të ftosh palën për dialog e cila ka 48 ditë që ka parashtruar kërkesën për qeveri teknike si zgjidhjen e vetme të krizës politike. Ai theksoi se ka një hile dhe ajo është hajde të bisedojmë për qeveri teknike, por në këtë moment është ftesa për të përgatitur takimin që të mos dalim për të bërë shfaqje. Basha tregoi se duhet të përgatisim se si e mendon pala e tyre qeverinë teknike dhe si e mendojmë ne, por edhe për mënyrën se si do ta ristrukturojmë dialogun për zgjidhjen dhe daljen nga kriza.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me takimin e mundshëm me kryeministrin Rama, kreu i PD ka folur edhe për aleatët e dy palëve parlamentare.

Fevziu: Takimi do të jetë kokë-më-kokë apo edhe me aleatët e tjerë?

“Nuk kemi asnjë problem me formatin e takimit, edhe unë kam bashkëpunëtorët e mi me të cilën konsultohem. Për Metën nuk mund të shprehem unë pasi është aleat i Ramës, bashkë me Idrizin. Nëse ai propozon formatin e tillë, mua  më mbetet të konsultohem me aleatët e mi dhe të vendosim.”-shprehet Basha në emisionin Opinion.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, ka deklaruar se ekzistojnë dy rrugë të vetme për zgjidhjen e krizës në vend; njëra është qeveria teknike, ndërsa tjetra është përballja popullore. Basha tha që prej ditës së parë dhe deri në përfundimin me fitore të kësaj beteje qytetare, e cila nuk është beteje për kalkulime elektorale, por është një betejë për fatet e vendit, të qytetarëve dhe fatin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “

Ne kemi parashtruar dy rrugë, rruga e parë është e dialogut politik për një qeveri teknike, rruga tjetër është ajo e përballjes qytetare përmes kësaj levizje të madhe të paprecedentë në historinë e Shqipërisë apo dhe të Ballkanit

”, tha Basha.

Në studion e “Arena” tek Ora News kryeparlamentari Meta ka sqaruar edhe një herë kuptimin e tij për togfjalëshin “qeveri besimi”.

Meta: Qeveri besimi nuk do të thotë që do iki kjo qeveri dhe do krijohet një qeveri tjetër. Nëse kjo qeveri jep garanci për zgjedhjet duke plotësuar një pjese të kërkesave të opozitës.

Gazetari: E shikoni Ramën në këtë qeveri?

Meta: Patjetër.

Nga ana tjetër në emisionin “Opinion” Basha thënë se kërkesa e tij për largimin e Ramës është absolute.

“Në kërkojmë një qeveri teknike, me ministra dhe kryeministër të cilët nuk janë pjesë e jetës aktive publike por me mbështetje të plotë nga partitë politike për të luftuar drogën, largimin e kriminelëve nga politika dhe realizimin e zgjedhjeve të lira.”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, në emisionin Opinion ka folur për koalicionet politike. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse PD do të realizojë një koalicion me LSI-në, Basha u shpreh se Ilir Meta i ka shprehur qartë PS-së dëshirën për të qeverisur dhe për të qenë në koalicion me ta. Kreu i demokratëve theksoi se me dy partitë e mëdha, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë  në funksion të betejës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai tha se nuk jemi gati për llogari politike dhe elektorale, por vetëm gati për një front popullor që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. “

Koalicionin parazgjedhor z.Meta e ka bërë të qartë që e don me z.Rama

”, deklaroi Basha.

I ftuar në emisionin “Opinion” kreu i opozitës ka shprehur qëndrimin e tij edhe për zgjedhjet e pjesshme në Kavajë. Ai ka deklaruar se do të bllokohet çdo përpjekje për të marrë peng Kavajën apo Shqipërinë nga krimi dhe droga, në të gjitha format dhe mënyrat demokratike të mos bindjes civile. “Në Kavajë nuk do të ketë zgjedhje! Themeli i bashkëjetesës demokratike është vota e lirë, nëse dhunohet vota e lirë nuk kanë rëndësi as afatet as dekretet as data. Zgjedhjet do pengohen me të gjitha format dhe mënyrat demokratike paqësore dhe evropiane.”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, ka treguar rrugët e mundshme që do të bëjnë të mundur rrëzimin e qeverisë Rama. Basha tha se shembujt janë të qartë si brenda vendit, apo dhe jashtë nesh. Ai tregoi se Shqipëria ka precedentin e saj, rajoni ka disa precedent. Arsyeja se pse do ndodhë rënia e Ramës, nuk do të jenë kasetat e Zaevit dhe as situata politike para Vilson Ahmetit, por është situata që Europoli, DASH-i e kanë shprehur qartë se Shqipëria është një vend ku nuk sundon ligji, ku nuk sundon qeveria, por që sundon krimi i organizuar dhe droga. Basha tha se droga dhe krimi kanë asgjesuar procesin zgjedhor, kjo u pa fare mirë në Dibër. Ai theksoi se ajo që ndodhi atje, ishte prova gjenerale që ajo mund të ndodhë në të gjithë Shqipërinë.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur edhe për Ministrin e ri të Brendshëm, dhe premtim që kishte bërë disa ditë më parë, se nuk do e linte Fatmin Xhafën të hynte në zyrë. “Fatmin Xhafa në zyrë është në vetvete në kuptimin makiavelist të fjalës përligjja më e qartë e argumenteve tona. Të marrësh një njeri që ka fshehur faktin që ka qenë hetues i degës politikë në kohën e komunizmit, sipas dëshmive që janë shfaqur, ka torturuar djem dhe vajzë krutane sepse kishin pirë raki në ditën kur vdiq diktatori. Edhe në ligjin e diktaturën, torturimet e paligjshme. E dyta, dihet botërisht fakti sesi si ministër i drejtësisë ai ka lehtësuar në mënyrë të jashtëligjshme çështjen e vëllait të tij, numri dy i një grupi ndërkombëtar të trafikut të kokainës, i gjykuar në Itali dhe Venezuelë. Ky njeri i jepet sot opozitës si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”-shprehet Basha. Ai ka thënë gjithashtu se fokusi i betejës së tyre është Rama, pasi edhe Xhafa është aty ku është sot falë tij.

Gazetari Blendi Fevziu e ka pyetur liderin e opozitës Basha se çfarë kupton ai me qeveri teknike dhe cili do jetë profili i ministrave? “Njerëz të cilët nuk janë aktivë në jetën e partive politike, dhe që kanë reputacion në publik dhe gëzojnë mbështetjen e partive politike të cilat i propozojnë”, u përgjigj Basha. Basha ka refuzuar cilësimin e Fevziut ‘do t’i peshkoni’.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, në emisionin Opinion ka folur për kreun e LIBRA-s, deputetin Ben Blushi. Basha ka treguar për një telefonatë të kryer më parë, por gjatë emisionit të mbrëmjes ka thyer heshtjen, duke folur për bisedën që ka bërë me të. Kreu i demokratëve, ka telefonuar kreun e LIBRA-s, Blushin në kohën kur ai dha dorëheqjen nga Partia Socialiste ndërsa e ka përgëzuar për vendimin e marrë, që sipas tij ishte i duhuri. Ai tha se deputeti Ben Blushi, kohë më parë, u ka thënë disa deputetëve të PD-së që ka edhe lidhje miqësore me ta, kanë treguar se Blushi kërkon që PD të dalë dhe të bojkotojë. Basha tha se ne si forcë e madhe politike dhe me përgjegjshmëri të madhe, vendimet nuk i merr në hava. Kryedemokrati tregoi se nëse marrim vendime të tilla që të çojnë drejt bojkotit, por që nuk do ta bëjnë, pasi PD nuk ka folur për bojkot por për zgjedhje farsë. Basha tha se bojkot nuk do të ketë, pasi ne nuk mund të ju japim pushtetin atyre. “

Por ikonsistenca e dëmton diskursin dhe i zbeh legjitimitetin e tij dhe të kauzës

”.

I ftuar në emisionin “Opinion’ përballë gazetarit Blendi Fevziu, kreu i PD-së i është përgjigjur edhe disa nga pyetjeve të publikut të ardhura në faqen zyrtare të emisionit në Facebook. Një prej tyre ka ngritur pyetjen nëse deputet e PD-së vazhdojnë të marrin pagën që edhe pse prej 48 ditësh kanë bojkotuar parlamentin. “Pse nuk e refuzojnë pagën, përderisa nuk shkojnë të përfaqësojnë të gjithë atë që i kanë votuar?”-shkruan komentuesi. “S’është e vërtetë! Në informacionin që unë kam, pagat e deputetëve janë të ndërprera”-shprehet Basha.