Të ftuar:

Fatos Klosi,

Ylli Manjani,

Artan Hoxha,

Lorenc Vangjeli,

Artan Hoxha Gazetar

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, sonte, ka theksuar se katër muaj më parë, Visho Ajazi, i ka dorëzuar dorëheqjen Edi Ramës. Manjani theksoi se Rama e kishte gati një dorëheqje në tavolinën e tij për t’a përdorur kur ti duhet. Ai tregoi se Ramës kjo dorëheqje i duhej për t’a përdorur sot, për të hequr vëmendjen nga çështja e Tahirit dhe prokuroria. Sipas tij, Ajazit, i ishte kërkuar të rrinte në detyrë deri në një moment kur t’i kërkohej dorëheqja.

Helidon Bendo u emërua në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës. Figura e Bendos u propozua nga ana e kryeministrit Rama, ndërsa u miratua nga Presidenti Ilir Meta pas një takimi të sotëm në presidencë. Helidon Bendo u emërua si Zëvendësdrejtor i SHISH në 22 Prill të vitit 2016. Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Përpara kësaj detyre, prej 7 vitesh ai ushtroi detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror të SHISH. Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH, ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ. Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Town në SHBA.