Oriola Marashi është një ndër modelet më të njohura shqiptare, fama e së cilës i ka tejkaluar kufijtë e vendit duke arritur suksese me brande të njohura në të gjithë botën. Prej vitesh, ajo ka arritur të bëjë realitet ëndrrën e shumë modeleve, atë të qenurit imazh i markës prestigjioze “Guess”.

Edhe kësaj radhe, modelja ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve duke shkëlqyer në sfilatën e “Javës së Modës” që është duke u zhvilluar në Lugano, Zvicër. Modelja ka marrë mjaft përgëzime, ndër të cilët ka qenë një super status nga e ëma, e cila ka shprehur të gjithë krenarinë për të bijën nëpërmjet publikimit të disa videove të këtij projekti, shoqëruar me fjalë mjaft emocionuese.

“Me disa momente nga sfilata e rradhës e Oriolës time në Guess, dua t’u drejtohem gjithë prindërve shqiptarë, nënave dhe baballarëve, mbështete fëmijën tënd gjithnjë, gjatë rritjes jepi shumë besim, mbroje dhe duaje edhe nëse nuk është nxënës ekselent, edhe nëse opinioni mbarëpopullor nuk është dakord me ty edhe nëse nuk është ai fëmija perfekt që ti ke menduar se duhet të jetë, fëmijëria ndikon në zgjedhjet që bëjmë të gjithë ne kur rritemi, po ke qënë fëmijë i ndrydhur, i presionuar apo pa vetëbesim, vështirë të jesh ndryshe kur je i rritur. Po i dhe fëmijës tënd dashuri, vëmendje dhe mbështetje, dije se do të të kthehet mundi një ditë. Fundja ne jemi të qetë kur rrisim fëmijë të fortë dhe të aftë për t’u përballur me çdo vështirësi, jeta është përpjekje, luftë e sakrifica, dhe asgjë në këtë botë nuk është e lehtë”, shkroi e ëma krahas postimit./tvklan.al