Është e famshme jo vetëm sepse deri më tani numëron 800 koncerte në thuajse gjithë kryeqytetet e botës, por sepse, muzikantët, janë emigrantë në Itali nga 13 vende të botës. Orkestra e “Piazza Vittorio” lindi si domosdoshmëri politike pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit dhe këndvështrimin e ri për emigrantët, si një e keqe e njerëzimit. Dhe për t’i treguar botës të kundërtën, dy artistë italianë, Mario Tronco dhe Agostino Ferrente, krijuan “Piazza Vittorio”.

Së fundmi kësaj orkestre i është bashkuar edhe një shqiptare që jeton në Itali. Ajo është këngëtarja Hersi Matmuja, fituesja e një prej festivaleve të fund-vitit në Televizionin Publik Shqiptar.

 Ardhjen e parë për publikun e Tiranës, në qendrën kulturore të Katedrales Orthodokse, muzikën e saj “Piazza Vittorio” ia dedikoi emigrantëve shqiptarë në Itali.

Edhe sot flasim për mure, për të bllokuar emigrantët. Projekti ynë është ti rrëzojmë ato. Politika është propagandë, ne luftojmë me muzikë për njeriun dhe vetëm për të. Ne prekim gjithë Universin, nga lindja në perëndim.

Tashmë kemi edhe Hersin, me të cilën do të prezantohemi në Paris, me operan “Don Zhuani”në Korrik. I kam pak zili shqiptarët, për dashurinë që shprehin për atdheun, që ne italianët po e humbasim.

Krenaria që keni do t’iu çojë shumë lart. Pas 12 vitesh që kthehem, ju shoh më entuziastë për të ardhmen 

” u shpreh Mario Tronco, drejtor artistik i “Piazza Vittorio”/ TVKLAN