Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani theksoi në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën shqipe se parimi kryesor i marrëveshjes së 29 majit, se fituesi duhet të shkojë me fituesin, është tepër i rëndësishëm për partinë e Ali Ahmetit. Nëse marrëveshja nuk do të respektohet, atëherë edhe zgjedhjet nuk do të kishin më kuptim për popullatën shqiptare në Maqedoni, – tha Osmani. Por, zëdhënësi i BDI-së nuk dha sqarime pse partneri i tyre i deritanishëm, VMRO DPMNE nuk i përmbushi 2 parimet e tjera që pasonin këtë marrëveshje në atë kohë, atë të gjuhës shqipe si dhe të statusit të ish ushtarëve të UÇK-së. Marrëveshja të cilës i referohen partitë sot, është ajo e 29 majit e arritur me ndërmjetësimin e amerikanëve, konkretisht Rosemary DiCarlos./VOA