Vendi ynë vijon të shoqërohet nga moti i keq, sidomos në 24 orët e fundit, me përshkallëzim të kushteve atmosferike.

Impakti i reshjeve, shoqëruar me rrufe, në rrjetin elektrik është konstatuar në zonat rurale dhe pjesërisht në rrethinat e qyteteve Dibër dhe Shkodër. Kjo e fundit, në disa lagje ka probleme të furnizimit më energji elektrike si pasojë e dëmtimit të shtyllës 35kV.

OSSH thekson se hidrovorët dhe linjat që furnizojnë spitalet, institucionet e rëndësisë së veçantë janë në punë./tvklan.al