Rezart-Taçi Biznesmeni Rezart Taçi mësohet se është paditur në Prokurori për një sërë veprash penale që kanë të bëjnë me fshehjen e të ardhurave, mosshlyerje të detyrimeve, abuzim me TVSH-ne, mashtrime në miliona lekë, pastrim parash dhe falsifikim dokumentash. Burime nga prokuroria ende të pakonfirmuara zyrtarisht, thonë se mbi Rezart Taçin rëndojnë gjashtë akuza. Kanë qenë informacionet e siguruara nga Drejtoria e Krimit Financiar në Ministrinë e Brendshme, të cilat kanë hedhur dritë mbi disa transaksione bankare, kontrata shitjeje pasurie dhe raporte të kontrollit tatimor.