Letra e princeshës së ndjerë Diana dhe një portret i John Lennon do të dalin në një ankand në Britaninë e Madhe më 30 maj. Këtë letër Diana e shkroi në janar 1996, një muaj përpara se të konfirmonte se po divorcohej nga princi i atëhershëm i Britanisë  së Madhe Charles  ku falënderon mikun e saj Roger Bramble që e çoi për drekë në një restorant londinez.

Një muaj përpara se Princesha Diana të shkruante këtë letër, mbretëresha e ndjerë Elizabeth II u kishte shkruar Charles dhe Dianës duke i këshilluar ata të divorcoheshin. Diana konfirmoi se ajo ra dakord për një divorc në shkurt 1996 dhe pas ndarjes së tyre 4-vjeçare, divorci i çiftit u finalizua më 28 gusht 1996.

Kjo letër pritet të shitet me një çmim prej 800-1200 paund ndërsa ky portret i anëtarit të ndjerë të “The Beattles” do të shitet për një çmim prej 3,000-5,000 paund.

Ajo iu dhurua në vitin 1968 babait të shitësit, i cili punonte për “Cave Photographics Studios” e cila siguronte pajisje fotografike për “Beatles” kur Lennon dhe partnerja e tij e atëhershme Yoko Ono po ridekoronin shtëpinë.

Klan News