Ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reshtruar shumë probleme në paketën e ligjeve antikorupsion për të cilat kërkoj të bëhen ndryshimet sa më parë pasi cenojnë të drejtat e njeriut.

Për ministrin e LSI ne ligjin për përgjimet elektronike për te cilin është marre si shembull një ligj shume i  kontestuar britanik, i krijon mundësi institucioneve të ndryshme të përgjojnë edhe jetën personale të zyrtareve qe bëhen objekt i nje hetimi.

“Jo gjithëkund duhet të survejohet individi. Jo nga cilado agjenci që blen një pajise në treg dhe e vendos për hesap të vet në punë, jashtë rregullave të kontrollit procedural që janë garanci”

.

Një tjetër problemat që ngriti Manjani ishte dhe ajo për subjektet e hetimit që siç thote ai ligji le hapësira qe te dënohen duke u bazuar tek dëshmia e një dëshmitari anonim apo mbi bazën e një dyshimi te arsyeshëm bazuar mbi një indicie.

Manjani kërkoj dhe ndarjen e policisë gjyqësore që duhet të jetë e pavarur ne hetimet e saj pavarësisht se është në varësi te ekzekutivit. Qëndrimet e tij ministri i drejtësisë i beri të njohura në tryezën e konsultimeve publike pikërisht për këto ligje ku ishin të ftuar përfaqësues te sistemit te drejtësisë, shoqërisë civile dhe medias.

Tv Klan