Balla optimist: Javën tjetër e kalojmë në parlament

Mosmarrëveshjet për objektin e punës janë bërë shkak për mosmiratimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Gjithsesi kryetari i grupit parlamentar të PS-së ka besim se ngërçi do të zgjidhet shumë shpejt

Mos gjetja e dakordësisë për objektin e punës së Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore është bërë shkak për shtyrjen e miratimit në seancë plenare.

Por me këtë argument, kryetari i grupit parlamentare socialist, nuk dha detaje ku ka ngecur komunikimi me opozitën.

Sërish tregohet i rezervuar të përgjigjet nëse ka një komunikim me opozitën për të bashkuar votat për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të komisioneve te vettingut. Megjithatë është optimist se rekomandimet e Komisionit të Venecias do t’ju vijnë në ndihme palëve për këtë çështje.

Ndërsa lidhur me kërkesën e prokurorëve të SPAK-ut për të patur një mandat të pakufizuar, ndryshim që kërkon ndërhyrje në Kushtetutë, Balla mendon se është çështje që pret për t’u diskutuar.

Tv Klan