Një pallat është përfshirë nga flakët në Madrid të Spanjës. Siç duket nga pamjet, katet e fundit të ndërtesës janë shkrumbuar për shkak të zjarrit të madh.

Mediat shkruajnë se u deshën më shumë se 20 ekipe zjarrfikësish që të luftonin për shuarjen e flakëve.

Ngjarja ndodhi të shtunën në një bllok pallatesh në një lagje të kryeqytetit spanjoll.

Fatmirësisht nga e gjithë ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Zjarri u vu në kontroll pas më shumë se dy orësh, ndërsa po hetohen shkaqet se si u shkaktuan flakët./tvklan.al