PalokaReforma e re territoriale e votuar në mbyllje të sesionit të kaluar parlamentar  do të përplasë sërish në fillim të shtatorit opozitën dhe maxhorancën.

Për kreun e Grupit Parlamentar të demokratëve Edi Paloka, ndarja e re nuk është tjetër veçse një hartë e orekseve politike dhe ekonomike të Ramës dhe Metës, që sipas tij nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Edhe pse opozita thotë se do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë e politike deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, Paloka shprehet se vendi ndodhet përballë një situate jo normale me hartën e re territoriale.

Rikthimi i demokratëve në Kuvend me nisjen e sesionit të vjeshtës diktohet sipas Palokës nga reflektimi i Kryeminsitrit Rama.

Ngritja e një Komisioni Parlamentar për reformën në drejtësi, e paralajmëruar nga mazhoranca për në muajin Shtator, sipas demokratëve është pseudoreforma e rradhë  për kapjen e institucioneve të pavarura e kushtetuese.

Ndaj dhe prerazi Paloka thotë se opozita nuk do të bëhet pjesë e këtij komisioni, apo të antikushtetutshmërisë së dyshes Rama-Meta, siç e quan ai.

Redaksia/Tv Klan