E rënë në vendin e 10 të renditjes së Serie A, shumë larg me pikë nga kreu dhe shumë larg nga pretendimet e sezonit, drejtuesit e Romës po mendojnë të ndërrojnë pankinën. Në pamundësi për të ndryshuar skuadër në merkaton e dimrit, duket se kurban do të bëhet trajneri Eusebio Di Francesco.

Mediat italiane shkruajë se në listë për ta zëvendësuar, është edhe emri i trajnerit të kombëtares shqiptare Christian Panucci.

“Il Messaggero”

, thotë se Panucci ka dhënë dakordësinë e tij për këtë ide, por do të presë në prapaskenë për të pritur se çdo të bëhet me trajnerin aktual si dhe kandidatin portugez Paulo Sousa.

Por i kontaktuar nga Tv Klan, Panucci që pjesën më të madhe të karrierës së tij si futbollist e ka kaluar tek Roma, tha se nuk është fare në dijeni të kësaj çështjeje. Tekniku pranoi se gjendet me pushime në Karaibe dhe se nuk e ka ndër mend të ndryshojë skuadër.

“Jam mirë tek Shqipëria”, shkruan tekniku, dhe se do ti qëndrojë kontratës pasi sikurse thotë “ka shumë respekt për presidentin Duka”.

Vetëm pak javë më parë, në përfundim të kualifikueseve për Ligën e Kombeve, tekniku i cili po përflitej se do të shkarkohej, mori besimin e presidentit duka për të vazhduar drejtimin e kombëtares kuqezi.

Italiani do të jetë në krye të skuadrës për kualifikueset e Euro 2020.

Tv Klan