Partia Aleanca Popullore e tërhoqi padinë e saj të bërë në Kolegjin Zgjedhor për afatin e dorëzimit në KQZ të listave të kandidatëve për deputetë.

Për shkak të rrethanave të reja, pas marrëveshjes Rama-Basha kjo parti deklaroi se vendosi të heqë dorë përkohësisht nga padia e saj.

Kryetari Artur Dojaka tha se nëse KQZ nuk e regjistron partinë e tij në zgjedhje ai do t’i rikthehet padisë në Kolegj.

Tv Klan