PapaVuajtjet e emigrantëve, të varfërve, të sëmurëve, të moshuarve e të papunëve, dominuan shërbesën e Papa Françeskut, mesnatën e të premtes premtes së fundit përpara pashkëve, që njihet edhe si e Premtja e Zezë.

Mesha tradicionale u zhvillua në bazilikën e Shën Pjetrit.

Shërbesa e të Premtes së Zezë është ndër të paktat gjatë vitit, ku Papa është dëgjon predikimet e mbajtura nga të tjerë priftërinj.

At Renato Kantalamessa, mbajtës i titullit të “predikuesit i oborrit papal, fjalën e tij në këtë meshë e fokusoi tek karakteri i Judë Iskariotit, për të cilin Bibla shkruan se tradhëtoi Jezusin për 30 monedha argjendi. Këtë ai e lidhi me krizën ekonomike me të cilën po përballet bota dhe ndikimi që ka pasur në shoqëri.

AT RENATO CANTALAMESSA: Prapa çdo të keqeje në shoqërinë tonë, ose të paktën pjesërisht, është paraja. Kriza financiare që po kalon globi ynë dhe ky vend, a nuk është në një pjesë të madhe për shkak të urisë së madhe për Ar? A nuk është skandal që disa njerëz marrin rroga dhe pensione që janë 100 herë më të larta se njerëzit që punojnë për ta? Dhe janë pikërisht ata që ngrenë gjithnjë zërin, kur hidhet një propozim për të refuktuar pagën e tyre në të mirë të një drejtësie më të madhe sociale.

Më pas mijëra besimtarë katolikë u mblodhën rreth Koloseut në Romë, në përkujtim të rrugëtimit të Jezu Krishtit me kryqin mbi shpatulla, në të cilin u nda nga jeta, pasi u kryqëzua, për t’u ringjallur 3 ditë më pas.

Ndërkohë në një prej aktiviteteve të kësaj jave Papa Françesku shfaqet me flamurin kombëtar shqiptar rreth qafës, në një takim në Romë me përfaqësues të komunitetit katolik shqiptar.

Mesnatën e së shtunës, në Vatikan do të mbahet edhe Mesha e Pashkëve, që lajmëron ringjalljen e Jezu Krishtit.

tvKlan