Papa Francesku do të takohet me viktimat e abuzimeve seksuale nga priftërinjtë, gjatë vizitës së parë zyrtare në Republikën e Irlandës. Lajmi u bë i ditur nga Vatikani, që sqaroi se detajet mbi këtë takim do të jepen vetëm pas përfundimit të tij.

Takimi i Papës me viktimat e abuzimeve seksuale, vjen në një kohë kur Ati i Shenjtë ka dënuar fort aktet mizore të klerikëve katolikë dhe mbulimin e tyre nga Kisha. Vizita e Papa Françeskut në Dublin, përkon me Takimin Botëror të Familjeve, një organizim i Kishës Katolike.

Tv Klan