Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në ultësirën perëndimore ndërsa me vranësira dhe shira paraqiten zonat malore Lindore. Shirat do të jenë në formë rrebeshi.

Pjesa e dytë e ditës, do të karakterizohet nga mot kryesisht i paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent pothuajse në të gjithë territorin e vendit.

Përsa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të jenë në vlerat e tyre normale klimatike. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi Jugor- Jugperëndimor ndërsa në det do të gjenerohen dallgë mbi 2 ballë./tvklan.al