Masat ajrore të paqëndrueshme do të mbeten prezent edhe gjatë ditës së nesërme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante por herë pas here do të ketë edhe intervale me kthjellime.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe rrebeshe shiu në të gjithë zonën malore përgjatë kufirit lindor duke lënë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash zonat e ulta dhe bregdetare.

Gjatë natës pritet përmirësim i kushteve të motit duke ri-kthyer sërish motin e kthjellët në vend. Temperaturat e ajrit do të bien lehtë gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie me 2 gradë të temperaturave në të gjithë vendin.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohen dallgë 3 ballë.

/tvklan.al