Këshilli i ministrave miratoi sot projektligjin për parandalimin dhe luftën ndaj tregtimit të substancave narkotike, psikotrope dhe sintetike. Nëpërmjet këtij projektligji vendosen përpara përgjegjësisë ligjore jo vetëm përfaqësuesit e niveleve të ulëta dhe të mesme kriminale, por edhe atyre që financojnë dhe tregtojnë trafikun e drogës.

Në projektligj parashikohet gjithashtu dhe krijimi dhe funksionimi i komunitetit kombëtar të luftës kundër drogës dhe të qendrës kombëtare të sistemit të të mbledhjes së të dhënave dhe informacioneve. Ngritja e këtyre institucioneve kombëtare të specializuara bën të mundur që me anë të ligjit të rritet lufta kundër drogës./tvklan.al