Replika mes palëve pas dëshmive në Komisionin Hetimor

Nga Komisioni Hetimor, debati për impantet e përpunimit të mbetjeve u transportua në seancën plenare të kësaj të enjte.

Lulzim Basha është i shqetësuar për presionin që po i bëhet SPAK-ut dhe BKH nga qeveria, madje sipas tij ky presion ka ndërprerë në mes arrestimin e një nga deputeteve socialistë të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Për Bashën, misioni i komisionit u përmbush, faktet janë në sytë e publikut se çështja e inceneratorëve është vjedhja e shekullit, ndaj PD pas kësaj do të nisë një seri padish penale.

Sali Berisha edhe pse ndryshe nga Basha është i mendimit se komisioni nuk i shkoi ne thelb zbardhjes se kësaj çështje, deklaron se ai nxori zbuluar kryeministrin Rama si kreun e kësaj megaafere.

2 ministrat Balluku e Ahmetaj që u thirrën edhe në cilësinë e dëshmitarëve përpara Komisionit Hetimor, pretenduan të kundërtën. Sipas tyre u vërtetua me dokumente e fakte se akuzat për abuzimin prej 430 milionë Eurosh për 3 impiantet e Elbasanit, Fierit e Tiranës ishin të sajuara mbi kalkulime abuzive.

Ahmetaj më së shumti u përpoq të sqaronte akuzat personale në adresë të tij, dhe po me akuza iu përgjigj përfaqësuesve të opozitës.

Komisioni Hetimor që të mërkurën përmbylli punën e tij me dëshminë e 10 orëshe të kryeministrit, mësohet se do të dalë me dy raporte duke mos dal kështu nga tradita e komisioneve të mëparshme parlamentare.

Tv Klan