Vetëm disa orë përpara votimeve në Malin e Zi për zgjedhjet parlamentare, mes dy koalicioneve shqiptare ka tension, i nxitur edhe nga Tirana zyrtare.

Kryeministri Rama e deklaroi publikisht mbështetjen për Partinë Demokratike të Socialistëve malazezë të Presidentit Milo Gjukanoviç, që ka 30 vjet radhazi në pushtet dhe për koalicionin Lista Shqiptare e drejtuar nga Genci Nimanbegu.

Kreu i koalicionit rival “Bashkë Në Një Zë”, Mehmet Zenka thotë se Rama e Cakaj kanë nxitur në këtë mënyrë përçarjen.

Edhe koalicioni i mbështetur nga qeveria e Shqipërisë ka disa plane konkrete jo vetëm për dy vendet.

Në zgjedhjet e vitit 2016 partitë shqiptare fituan vetëm 5 mijë vota duke u përfaqësuar në parlament me 1 deputet ndërsa nesër shpresojnë të marrin dy deputetë. Në regjistrimin e fundit të organizuar nga Mali i Zi në vitin 2011 numri i shqiptarëve ishte 30,439 ose 4,91% e popullsisë nga totali prej 620,029 banorësh.

Në zgjedhjet parlamentare të ditës se nesërme garojnë gjashtë koalicione dhe pesë parti politike. Zgjedhjet mbahen në kohën kur janë shtuar tensionet ndërmjet shtetit dhe Kishës Ortodokse Serbe, për shkak të miratimit të Ligjit për Liritë Fetare.

Klan Plus